• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

4 milionë euro shpenzime për sinjalistikën në Tiranë-Durrës e Kashar-Rinas

by Java News
25/04/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar në analizën vjetore për vitin 2015 ka raportuar se janë shpenzuar 548.7 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) për sinjalistikën e Autostradës Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas, që përbën gati gjysmën e shumës së shpenzuar në total në vend për këtë qëllim më 2015, shkruan Monitor.

Është lehtësisht e verifikueshme nga një udhëtim nga Tirana në Durrës, që pjesa më e madhe e fondeve është shpenzuar për segmentin Tiranë-Kashar, sinjalistika e cilit është dukshëm më cilësore e moderne se e segmentit tjetër nga Kashari në Durrës, që përveçse nuk ka ndriçim, asfalti, sa vjen e po amortizohet nga dita në ditë , duke u kthyer në stres dhe kosto (amortizim automjeti) për këto që e përshkron atë .

Autoriteti Rrugor shpenzoi gjithsej vitin e kaluar për sinjalistikën 1,2 miliardë lekë (8.5 mln euro). Autoriteti ka arritur të shpenzojë gjysmën e fondeve që u vu në dispozicion për mirëmbajtjen e sistemit rrugor me 2015.

Loti i parë i projektit “Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore” kushtoi 246 milionë lekë.

“Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore, vazhdimi i Lot2 “ kushtoi 337.5 milionë lekë.

Ndërsa vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Plepa-Kavajë-Rrogozhinë ishte 51 milionë lekë dhe implementimi i Sistemit te Menaxhimit te Trafikut 19,9 milionë lekë.

Në një raport të mëparshëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin rrugor Kashar-Rinas” Loti 1, rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 11.2 milionë lekë.

KLSH ka kërkuar që të hetohen dhe 5 punonjës të tjerë të ARRSH-së për abuzimet në projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë- Durrës. Sipas KLSH përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumenteve të tenderit dhe zhvillimit të procedurës së prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, do të mbivendosen, ribëhen apo prishen plotësisht.

shpenzime sinjalistika

Monitor

Next Post

Rrëfimi për jetën e Kallashit.... kur ishte e vogël ajo shiste cigare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In