• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kategoritë/ Administrata publike rriti rrogën mesatare të vendit: Sektorët me paga më të larta dhe ato më të ulëta

by Java News
11/03/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INSTAT thotë se paga mesatare bruto vitin e kaluar u rrit me 13.7% në fund të vitit 2023. Paga mesatare ishte 75.025 lekë nga 66.014 lekë që ishte në fund të vitit 2022.

Shkaku kryesor për këtë rritje të fortë të pagës mesatare është rritja e rrogave për sektorin publik.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 16,2 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 4,5 %. Gjatë tremujorit të katërt 2023, grup-profesionet e “Menaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.”, thuhet në raport.

Ndërkohë paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror në tremujorin e fundit të vitit të shkuar përllogaritet në 87.864 lekë, kurse në sektorin privat është shumë më ulët në vetëm 69.400.

Pabarazia në paga shtet-privat është thelluar në këtë periudhë, pasi në sektorin publik rrogat janë 18,464 lekë më të larta se në privat.

Kush paguhet më shumë?

Referuar raportit të INSTAT, pagat më të ulta janë në bujqësi, ku një punonjës merr mesatarisht në fund të muajit 49.140 lekë, ndjekur nga ndërtimi me 58.381 lekë paga mesatare bruto, më pas është tregtia, transporti akomodimi dhe shërbimi ushqimore me rroga 60.779 lekë dhe industria përpunuese, nxjerrëse apo furnizimi me energji elektrike, rrogat e të cilëve përllogariten mesatarisht 64.381 lekë.

Kurse pagat më të larta dhe mbi mesatare janë në fushën financiare dhe në atë të sigurimit. Rrogat e të punësuarve në këto aktivitete përllogariten në 148.597 lekë mesatarisht, ndjekur nga profesionistët e IT, që paguhen me 114.761 lekë apo administrata publike, mbrojtja e arsimi me 87.249 lekë. më tej është aktiviteti i pasurive të paluajtshme; aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse me pagë mujore bruto në 82.630 lekë, dhe më pas është fusha e argëtimit e çlodhjes me mesatarisht 76.410 mijë lekë në muaj./shqiptarja.com

Next Post
Masakra në Itali, vrasësi ishte ‘viktimë’: 4 shqiptarët shkuan në lokal për ta sulmuar, ai qëlloi menjëherë

Masakra në Itali, vrasësi ishte ‘viktimë’: 4 shqiptarët shkuan në lokal për ta sulmuar, ai qëlloi menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In