Janë luajtur sot dy ndeshje të tjera të javës së katërt të Kategorisë së Parë në Grupin B, ku rivaliteti duket shumë më i ndezur mes skuadrave.
Dy skuadra pretendente për ngjitjen, Dinamo dhe Bylis janë përballur në një takim që ka prodhuar raste të shumta si në njërën portë, ashtu edhe në tjetrën, por jo gola. Në pankinën e ballshiotëve në këtë duel ka debutuar trajneri Eqerem Memushi, i emëruar pas shkarkimit të Julian Ahmatajt një javë më parë.
Ndërkaq, vazhdon të çuditë Turbina e drejtuar nga Altin Rraklli e cila ka marrë një tjetër fitore, duke mundur 3-1 me përmbysje ekipin e Sopotit dhe duke dhënë sinjale se për të nuk do të jetë problem mbijetesa në këtë sezon.
U luajtën sot
Dinamo-Bylis 0-0
Turbina-Sopoti 3-1
57′ Allmeta, 69′, 89′ Berdufi / 18′ Qejvani
Të luajtura
GRUPI A
Iliria-Kastrioti 1-1
66′ Balluku / 90’+1′ Marku
Besëlidhja-Mamurrasi 2-0
22′ Lekaj, 64′ Karlos Djalo
Burreli-Tërbuni 1-0
70′ Nikshiqi
Shënkolli-Besa 2-0
10′ Malo, 24′ Rrustemaj
Kamza-Erzeni 2-1
37′ Morina, 73′ Ymeri / 76′ Pasha
Renditja
Kamza 12 pikë, Burreli 10, Besëlidhja 10, Shënkolli 6, Erzeni 4, Kastrioti 4, Tërbuni 2, Mamurrasi 2, Iliria 2, Besa 1.
GRUPI B
Shkumbini-Pogradeci 1-0
14′ Ramazani
Tomori-Apolonia 1-0
80′ Isufi
Të martën
Elbasani-Lushnja 14:00
Renditja
Lushnja 9 pikë*, Tomori 7, Bylis 7, Shkumbini 6, Turbina 6, Dinamo 5, Pogradeci 4, Apolonia 4, Elbasani 4*, Shkumbini 6, Sopoti 1.
*Një ndeshje më pak/panorama/a.k