• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Katastrofë”, Shqipëria “tërmet” në Poloni, mediat spanjolle jehonë fitores së kuqezinjve

by Java News
11/09/2023 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Katastrofë”. Kështu shkruajnë mediat polake pas humbjes së tyre mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” të Tiranës. Trajneri Fernando Santos është vënë në qendër të kritikave teksa Polonia numëron 6 pikë në 5 ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

“Rreth 22 mijë persona u shfaqën në stadiumin “Air Albania”. Panë dy gola dhe fatkeqësisht, të dyja u shënuan nga mikpritësit. Në të 37-ën minutë Jasir Asani nga klubi korean Gwangju FC shënoi dhe në 62-ën minutë Mirlind Daku që luan me Rubin Kazan, dyfishoi rezultatin”, shkruan Przeglad Sportoëy Onet.

Ndoshta për polakët ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe pas golit të Kiwior, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Kjo humbje bën që të lëkundet toka poshtë këmbëve të Santos, me mediat që thonë se ai mund të japë dorëheqjen 8 muaj pasi mori në dorë drejtimin e skuadrës.

Presioni ka filluar të ndihet nga vetë trajneri i cili nuk e shmangu irritimin në intervistat me mediat polake. Santos u pyet për të ardhmen si trajner i kombëtares polake dhe kjo pyetje e bëri shumë nervoz.

“E kam shpjeguar tashmë. Çfarë është e pakuptueshme në këtë deklaratë? Në fakt, çdo gjë është  në dorën e federatës të cilët mund të duan të flasin me mua, por ky nuk është momenti i duhur. Jam në dispozicion të plotë të federatës”, tha ai.



E të tjera media kanë filluar të bëjnë të tjera llogari.

“Ka shumë zëra që thonë se Santos i ka ditët e numëruara”, shkruan Meczyki.

Por polakja ndalet tek paratë që mund t’i shkojnë trajnerit portugez nëse atë e shkarkojnë dhe bëhet fjalë për një humbje deri në 300 mijë Euro.

Por jo vetëm mediat polake. Edhe ato spanjolle i kanë bërë jehonë rezultatit të djeshëm në Tiranë. Shkak është bërë edhe Lewandowski që luan për Barcelonën.

“Robert Lewandowski bie dhe skuadra e Sylvinho-s komplikon situatën e kombëtares polake. Skuadra e Fernando Santos ka vetëm dy fitore në pesë ndeshje. Lewandowski ishte një ‘ishull i vetmuar’ në linjën e sulmit të Polonisë”, shkroi “Mundo Deportive”.

“Tre ditë më parë Polonia ishte pranë humbjes kundër Ishujve Faroe, por 17 minuta përpara fundit Lewandowski u shfaq dhe shpëtoi ekipin nga një katastrofë. Këtë herë nuk ndodhi dhe polakët kanë një detyrë të vështirë përpara nëse duan të jenë në kampionatin e ardhshëm europian”, shkruan “Marca”.

Ndërsa Sport ka theksuar: Shqipëria edhe një herë konfirmoi rritjen dhe evoluimin e saj, duke marrë një fitore vendimtare ndaj Polonisë.

Pas fitores 2-0 ndaj Polonisë, Shqipëria tashmë është “koka” e grupit E me 10 pikë. Pas kuqezinjve qëndrojnë çekët me 8 pikë, por me një ndeshje më pak.

Në vendin e tretë ka habitur Moldavia që ka grumbulluar po ashtu 8 pikë. Polonia qëndron e katërta me 6 pikë, ndërsa Ishujt Faroe me 1 pikë është e fundit e grupit.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është më 12 Tetor përballë Çekisë. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe do të transmetohet live në Tv Klan.

/f.s

Next Post
Mister autori dhe shkaku/ Ekzekutohet me një plumb në kokë shqiptari në Greqi

I dënuar me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, arrestohet shqiptari në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In