• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Katastrofë që vendi është pa opozitë”, Murrizi: S’mund t’i gënjejmë njerëzit sikur PD do bashkohet…

by A R
09/11/2023 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka deklaruar se është situatë katastrofike që vendi të jetë pa opozitë.

Duke iu referuar kaosit në seancën e sotme plenare, ku opozita ktheu përmbys karriget dhe hodhi tymuese në sallë, Murrizi theksoi se Partia Demokratike vijon të thellojë çarjen brenda radhëve të saj.

“Ka ndodhur një problem me atë që është aset, që është opozita. Në një rend formal pluralist siç jemi ne, se demokratik nuk ma zë goja ta them që qeveria të jetë e korruptuar ndodh. Por që vendi të jetë pa opozitë, është katastrofë.

Çarja që ka ndodhur mes Bashës dhe Berishës dhe më pas mes disa deputetëve që u përjashtuan nga Basha, pastaj një pjesë të Bashës përjashtuan njëri-tjetrin dhe sot është një farë amalgame. Kjo është ajo që unë kam folur në forumet ku bëj pjesë”, u shpreh Murrizi në emisionin “3D” në RTSH 1.

Murrizi theksoi se ai nuk sheh asnjë hapësirë për bashkim mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe aradhës së deputetëve që mbështesin këto dy figura politike të së djathtës.

“Nuk jam te ajo pjesë që thonë se këtu e njohim Berishën brenda Parlamentit, 10 metra këtej ku është gardhi i PD-së, nuk i njohim. Bashkim nga pika të ndryshme gjeografike nuk ndodh. Mund të gënjesh njerëz që nuk e kanë stofin politik, dhe nuk përcjellin imazhin e të qenit bashkë”, nënvizoi Murrizi.

Ai shtoi se përplasja fizike në Parlament dhe përfshirja nga kaosi i seancave plenare i intereson si ish-kryeministrit Berisha, ashtu edhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer ato që janë jashtë normales dhe qesharakë, qofshin në Parlament apo në rrugë. Ai vend nuk është për të bërë shoë, por më duket se iu intereson të dyja palëve për të qenë i sinqertë”,tha më tej Murrizi.

/a.r

Next Post
Mbledhja e borxheve të CEZ, Neritan Sejamini: DIA nuk ishte më e madhja, kompania e një oligarku bëri kërdinë

Mbledhja e borxheve të CEZ, Neritan Sejamini: DIA nuk ishte më e madhja, kompania e një oligarku bëri kërdinë

Comments 1

  1. Sali Ana që fle me Lopën me viç si i jati në vaktit…. says:
    3 years ago

    Ky Murrizi, ngeli vetëm me kostum blu si koqe kandari, sikur nuk ka edhe ngjyra të tjera për kostume…. Të jetë vallë kaq fukara dhe të ketë vetëm këtë kostum ? ? ? ! ! !……..
    Lëre pastaj që na e shpif kur flet, me zërin si kedh i tredhur Ballagati……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In