Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, deklaroi se Katari është i gatshëm të investojë në pesë vitet e ardhshme 10 miliardë euro në Gjermani.
“Shikojmë shumë mundësi për investime këtu dhe jemi duke diskutuar projektet “, deklaroi ministri i Katarit.
Ky investim shtesë prej 10 miliardë eurosh do të bëjë që Katari të bëhet investitori kryesor arab në Gjermani me një total prej 35 miliardë euro investimesh në një vend europian.
/a.rada