• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Katar 2022″/ Reja: Grup shumë i fortë, por ne do të luajmë shanset tona me të gjithë

by A R
08/12/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja e ka cilësuar si shumë të fortë grupin I për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ku Shqipëria u shortua në një grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

“Nuk ishim me fat në short, mund them se na ka penalizuar. Anglia është kokë grupi dhe dihej që do të kishim një ekip të fortë, ndaj pranohet. Polonia është shumë e fortë, na ra një nga më të fortat në vazon e dytë. Hungaria tani po bën shumë mirë, është një skuadër shumë në formë. Shpresoja të ishim në grup tjetër, na përshtateshin më shumë Danimarka e Kroacia. Gjithsesi, do të luajmë shanset tona me të gjithë, edhe pse duhet ta them se kemi pak shanse për vendin e dytë. Me San Marinon dhe Andorrën i llogaritin të gjithë pikë të plota dhe nuk ka nevojë për shumë komente”, u shpreh trajneri Reja, i cili gjithashtu zbuloi se ishte planifikuar një ndeshje miqësore me Hungarinë dhe tani duhet të mendohet për një kundërshtar tjetër.

“Ndaj Hungarisë është e pamundur të luajmë miqësore, siç e kishim planifikuar, shpresojmë të gjejmë zgjidhje tjetër për në qershor. Skuadra është në rritje. Shpresoj të kemi kondicionin fizik të duhur. Ne do provojmë gjithçka. Shpresoj që deri në mars pandemia të ketë mbaruar dhe të kemi tifozë në stadiume, pasi me ata në stadium mund të bëjmë paraqitje edhe më të mira dhe mund të kemi më shumë shanse, sepse na japin një karikim ekstra. Duke parë grupin nuk është se nuk do të provojmë shanset tona, do të japim gjithçka. Nëse kapim vendin e tretë do tregojmë se kemi rritje. Sidoqoftë, këto ndeshje do të na japin shumë eksperiencë. Nëse nuk ia dalim të kualifikohemi në Botëror, atëherë do mundohemi të jemi gati për kualifikueset e Europianit 2024. Për koincidencë, sot votova Robert Levandovskin si lojtarin më të mirë dhe uroj të mos jetë në formë kur Polonia të luajë kundër nesh”.

“Pres që lojtarët të vijnë në rritje gjatë kësaj periudhe. Në ndeshjet e fundit kemi bërë paraqitje të mira dhe treguam rritje, pavarësisht pikëve që kemi marrë. Kemi bërë mjaft paraqitje mjaft të mira, mund të kishim edhe më shumë pik, por tani nuk mund të ndryshojmë dot gjë. Nevojitet kondicioni i duhur fizik për të bërë paraqitje të mira. Shanset i kemi aty, është një grup i fortë e përsëris. Jam i bindur se do të bëjmë ndeshje të mira me të gjitha ekipet. Meraku im është që të jenë në kondicionin duhur fizik kur të vijnë ndeshjet. Ndaj këtyre skuadrave duhet gjendje e mirë fizike, shpejtësi dhe saktësi në ekzekutim para porte. Nëse ndodh kjo, atëherë mund të bëjmë ndeshje të mëdha. Në Kupën e Kombeve kemi gabuar kundër Lituanisë. Nëse nuk gabonim, atëherë mbase do të kishim më shumë shanse për një vend në play-off përmes renditjes finale të Ligës së Kombeve”, tha ai.

/a.r

Next Post
Të shtënat me armë në Durrës, kush është “i forti” që qëlloi pas një konflikti

Urdhër-arrestet nga SPAK/ Një i penduar zbulon vrasjet e 15 viteve më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In