Një ditë më parë, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri paralajmëroi për konferencën për drogën, por kjo temë shumë e ndjeshme nuk ka kaluar pa ironinë therëse të deputetit Kastriot Islami.
Mesa duket, deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka një propozim. “Ka vetëm një mënyrë për ta filluar Konferencën e Shtypit Edi Rama në Pallatin e Brigadave: TEST DROGE….Në mënyrë që Rama të heqë cilësimin Gjeneral i Krimit dhe Tahiri cilësimin Komandanti i Droges, duhet të fillojnë Konferencën e Shtypit duke bërë TESTIN E DROGES…Gjithçka tjetër është farse, mashtrim, gënjeshtër…”, ka shkruar ai në Facebook.