Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

Marenglen Kasmi

Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Çlirimin e Tiranës, deklaroi se në kryeqytet krye një luftë e vërtetë.

Kasmi theksoi se në Rrugën e Kavajës u kryen masakra, ndërsa shtoi se një pjesë e gjermanëve hyn në Tiranë pa rendim.

“Nga data 29 tetori deri më 17 nëntor kanë ndodhur luftime. Kolona gjermane hyn në Tiranë më 16 nëntor, para roja hyri më 16 nëntor afër Laprakës, ndërsa një pjesë hyri pa rendim. Në bodrumet e një hoteli9 në kryeqytet janë gjetur persona të vdekur.

Interesi i gjermanëve në këtë kohë ishte që të marrim ushtarët tanë dhe të ikim. Në rrugën e Kavajës janë kryer masakra, janë vrarë fëmijë, pleq, partizanë etj. Gjermanët kanë qenë të kujdesshëm dhe s’kanë lënë gjurmë, thjesht quheshin ‘”pastrim”. Në mbrëmje nis djegia e shtëpive.”, tha Kasmi.

Marenglen Kasmi theksoi se Enver Hoxha kishte dhënë urdhër që asnjë gjerman të mos dalë i gjallë nga Tirana, gjë që nuk rezultoi e vërtetë. Sipas tij, luftimet për kryeqytetin iishin të ashpra.

“Janë të dyja aspektet, edhe i luftimit, edhe i largimit të vetë gjermanëve. Qëndresa e gjermanëve ishte e sforcuar, sepse prisnin një pjesë të ushtarëve. Urdhri i Enver Hoxhës ishte që asnjë gjerman të mos dalë gjallë nga Tirana, gjë që nuk ndodhi.

Por, janë bërë luftime të ashpra. Ne u tërhoqëm ngadalë, nga Lapraka drejt Vorës. Ishte luftë e vërtetë, ka humbje të konsiderueshme. Shumë gjermanë që mbeten të vdekur, trupat e tyre nuk u varrosën kurrë, kishte ashpërsi lufte”, theksoi Kasmi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com