• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kasharin e kanë tranzit”/ Veliaj: Saliu dhe Iliri duan të djegin dhe përçajnë, hedhin helmin pastaj shkojnë e fusin këmbët në pishinë në Lalëz

by Java News
27/07/2022 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kashari mbylli procesin e përzgjedhjes për kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste të Tiranës, pas të cilit pritet të shpallen drejtuesit e rinj për të gjitha njësitë e qarkut. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Kashari dhe Astiri e fitoi betejën me ata që penguan zhvillimin e kryeqytetit.

“Kashari, Astiri, ka qenë vendi ku vinin bast të gjithë; thonin njerëzit aty nuk duan autostrada, nuk duan zhvillim, duan më shumë partinë se familjen e tyre; duan me shumë sherrin sesa paqen, duan më shumë dhunën se sa dashurinë. Sot mund të them me kënaqësi dhe krenari të madhe se kush e vuri atë bast e ka humbur. Kashari është si çdo pjesë tjetër e Shqipërisë. Do punën, do mirëqenie, do progres, do që gjërat të ecin përpara, do që njerëzit të pajtohen, do që – siç është Tirana, shtëpi e një 144 kombësive – edhe Kashari të jetë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, të jetojnë me begati”, tha ai.

Veliaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha kërkojnë të na kthejnë pas në vitet ‘90 me politikën e tyre ‘përça dhe sundo’. “Kur dëgjoja fjalimet e kësaj jave të Ilir Metës e të Sali Berishës, që bënin thirrje për dhunë – ‘ta marrim me çdo mjet’ – e krahasojnë pushtetin me selinë e tyre, se te selia e tyre e marrin me çdo mjet, me qysqi, me vare, me gaz lotsjellës, me shkop bejsbolli. Por Shqipëria nuk është SHQUP-i!
Kur dëgjon Saliun dhe Ilirin, ata mbjellin helm që ju të përçaheni, që ju të ndaheni, të shkatërroheni, që ju t’i ngulni thikën njëri-tjetrit. Kjo politikë funksiononte në vitet ’90. Përça dhe sundo! Ne jemi racë tjetër. Në një vend që është Kryeqyteti Europian i Rinisë, në një vend që ka hapur negociatat me BE, pra ka hipur në tren dhe po shkon në destinacion, ne nuk jemi raca përça dhe sundo. Ne jemi raca bashko, dashuro, ndihmo, fuqizo! Kështu ecet përpara”, vijoi Veliaj.

Ata – tha Veliaj – e njohin Kasharin vetëm nga tabela për Rinas dhe nga tabela për Lalëz. “Këta e njohin Kasharin vetëm si një tabelë tranziti kur kalojnë për të ikur nga Shqipëria në Hollandë. E kam fjalën për atë tjetrin, se Saliu nuk ikën dot në asnjë vend – ose kur ikin në Lalëz. Pra,Saliu me Ilirin vijnë në Tiranë, hedhin helmin që ne të merremi me helmin e tyre, dhe pasi kanë hedhur helmin thonë le të zihen njerëzit, shkojnë fusin këmbët në pishinë në Lalëz. Për ta Kashari është transit!”./m.j

Next Post
Policia përdor armën/ Çmendet i riu shqiptar në Itali, kërcënon me thikë nënën dhe motrën!

Policia përdor armën/ Çmendet i riu shqiptar në Itali, kërcënon me thikë nënën dhe motrën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In