• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kashar dhe Vaqarr, prezantohet buxheti 2016

by Java News
08/11/2015 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2016 për njësitë Administrative të Kasharit dhe Vaqarrit. Në një takim të përbashkët për këto dy zona, Veliaj bëri të ditur se projektbuxheti i vitit të ardhshëm ndahet në dy pjesë: njëra që trajton projektet madhore për bashkinë e Tiranës, dhe pjesa tjetër trajton prioritetet e njësive administrative përkatëse.

“Janë disa projekte që kanë rëndësi për gjithë Tiranën dhe nuk janë specifike për një zonë të caktuar. Ajo që ne kemi propozuar është ta dyfishojmë bulevardin, por jo për sheshe ndërtimesh e pallatesh. Projekti që sot nuk quhet më projekti i Bulevardit të Ri, por projekti i Parkut Qendror sepse propozimi ynë është që disa hektarë të zonës së bulevardit të kthehen në parqe për qytetin”, tha Veliaj. Për sa i përket projekteve të mëdha, kryebashkiaku sqaroi se projektbuxheti parashikon mbështetje financiare për vepra të tilla si Bulevardi i ri, si pjesë e Parkut Qendror të Lumit të Tiranës, Unazën e Vogël, sheshi Skënderbej, Parkut të Liqenit apo Pazari i Ri.

Një tjetër projekt që do ketë impakt mjedisor në kryeqytet, por më së shumti në zonën e Kasharit dhe Vaqarrit, do të jetë ai landfillit të Sharrës. Veliaj ka njoftuar se vitin tjetër do të hapet një tender ndërkombëtar për këtë landfill. “Ne duam që një nga investimet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës të jetë Landfilli i Sharrës. Banka Botërore është duke mbyllur planin e fizibilitetit. Pas kësaj do të bëhet një thirrje ndërkombëtare për të hapur një konkurs ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve”, tha Veliaj.

Gjithashtu, në buxhetin e saj për vitin tjetër bashkia i ka kushtuar një rëndësi të veçantë pastrimit të qytetit. Lidhur me këtë çështje Veliaj u shpreh se do të zbatohet një projekt për të vendosur kosha që i ndajnë mbetjet që në origjinë dhe kazanët do të jenë të paaksesueshëm nga faktorë të jashtëm. “Që t’i japim fund kësaj historie, do të zbatojmë një proces riciklimi, ku mbetjet ndahen me kosha që nuk janë të aksesueshëm, që jo kosha ku çdo njeri mund të futet edhe të nxjerrë gjithë mikrobet jashtë për të kapur një shishe plastike. Sigurisht që projekti do të marrë kohën e tij, por besoj se deri vitin tjetër do të kemi fillimin e një projekti që do të ndryshojë historinë e mbetjeve përfundimisht në zonën tonë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, lidhur me investimet konkrete në dy njësitë administrative, bashkia ka parashikuar: për Kasharin, është parashikuar një buxhet prej 250 milionë lekësh, ndërsa për Vaqarrin 80 milionë lekë. Në Kashar parashikohet ndërtimi i një shkolle të re në zonën e Unazës së Re, rikonstruksion i rrugëve Ismail Qemali dhe Abaz Ermenji, Yzberisht, ndërtimi i trotuareve në rrugën Kasëm Shima, dhe Skënderbej, rikonstruksioni i rrugës “Beshku”, fshati Mëzez-Fushë, vazhdimi i punimeve në ndërtimin e bulevardit të Kasharit dhe disa rrugëve të tjera.

Next Post

Kanella për një trup të shëndetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In