• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kanella për një trup të shëndetshëm

by Java News
08/11/2015 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas studimeve të kohëve te fundit, bima e Kanellës është parë si një hallkë e madhe në zinxhirin e gjatë të shërimit prej një sërë sëmundjesh si Diabeti, Kandidozat, Kanceri, Sëmundja e Alzheimerit, myku i këmbëve, Sëmundja e Parkinsonit, humbja në peshë,viroza të ndryshme e shumë më tepër!

Si fillim, është parë se Kanella ka dhënë një ndihmesë të madhe tek personat të cilët vuajnë nga Diabeti Mellit Insulino-vartës, për të kontrolluar alternimet e niveleve të sheqerit në gjak. Këtë e arrin falë dozës së ulët të Coumarinës që ajo përmban. Kjo rezulton edhe në një ndihmë për humbjen e peshës. Por duhet treguar kujdes sepse nivele te larta të Coumarinës mund të dëmtojnë mëlcinë.

Në shumicën e personave imunokompetentë, funget opurtunistike dështojnë për të shkaktuar sëmundje. Por tek personat me mbrojtje imunitare të dobësuar shkaktojnë sëmundje të rënda mykotike. Candida Albicans është një myk njëqelizor, pjesë e florës normale të traktit të sipërm respirator, të traktit gastrointestinal dhe të traktit gjenital të femrës. Në momentin që ky lloj myku diseminohet ne shumë organe, trajtimi medikamentoz mund të rezultojë i paefektshëm. Kanella është parë të jetë frytdhënëse në trajtimin e mykozave rezistente ndaj medikamenteve anti-fungale.

Duke qënë një antibakterial i fuqishëm me efekt kundër Escherichia Coli, Salmonella Typhimurium dhe Listeria Monocytogenes, Kanella është një substancë që ka dhënë mjaft rezultate edhe në trajtimin e ftohjeve të lehta falë nxitjes së qarkullimit të gjakut dhe rritjes së oksigjenimit të gjakut për të “luftuar” sëmundjen. Për më tepër, kjo bimë kurative jep edhe lehtësira në persona që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së irritueshme, që manifestohet me diskomfort abdominal  dhe gurgullima në stomak. Kanella e realizon këtë duke “vrarë” bakteret e duke i dhënë mundësi lëngjeve gastrike të kryejnë funksionin e tyre normal.

Nje ndihmesë e madhe është edhe efekti antibakterial që ka në gojë, ku jo vetëm parandalon prishjen e dhëmbëve dhe kandidozën orale, por fatmirësisht ndihmon në zhdukjen e erës së keqe të gojës, falë vrasjes së këtyre baktereve. Së fundmi është parë edhe një përmirësim i dukshëm i memories jo vetëm tek personat e shëndoshë, por edhe tek persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të sferës së trurit si: Alzheimer dhe Parkinson.

Pra, përdorimi më shpesh i Kanellës paska vertet me shumë ndikim në shëndetin tonë se c’mund të kishim menduar. (Përgatiti Rea Lumi)

Next Post

Shqipëri, Gjermani dhe SHBA në 'luftë' me Rusinë dhe Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In