• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartolinat e rralla të Agollit: Sadija më sheh e mallëngjyer, e ndjen se po më vjen fundi!

by Java News
28/12/2017 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në familjen Agolli është i pari Vit i Ri pa shkrimtarin. Kur po afrohet 1-vjetori i ikjes së tij, familja e ndjen ende më shumë mungesën, kur kolltuku në dhomën e drunjtë, ku shkrimtari rrinte para një gote rakie me cigare në dorë, është bosh. Mbaj mend, që në një prej bisedave më pat treguar se si ajo dhomë e drunjtë pat marrë formën që ka, me mjeshtrit drugdhendës. Fotot e pikturat e tij e mbajnë kujtimin gjallë, sikundër ‘fletorkat’ e panumërta që la.

“Muaji i dhjetorit, muaji përmbyllës i vitit, për familjen tonë ngjyrosej me larmi kuptimesh, ndjesish, emocionesh. E ndërsa ditët ndiqnin njëra-tjetrën, shumë shpejt nisnin porositë për kartolina, bisedat për gjelin e detit, për verën e porositur e për shumëçka lidhej me natën e ndërrimit të viteve”, kujton e bija, Elona Agolli, teksa rrëmon në sënduqet e t’et. I kujtohen fraza bisedash të mbetura prej pothuaj pesë dekadave pranë babait. “Po ‘Klik’-u nuk ka bërë sivjet kartolina? – thoshte ai tërthorazi, si për t’i drejtuar kërkesën e kartolinave të urimit. “Im atë askurrë nuk harronte t’u shkruante e dërgonte për miqtë e të njohurit e tij. Vitet e fundit i ndante një pjesë me Sadijen, mamanë time, pasi dora i lodhej më shpejt dhe gërmat formonin figura të çuditshme, me të cilat edhe vetë habitej, por edhe argëtohej jo rrallëherë”, rrëfen Elona. Imazhe prej kartolinave e dorëshkrimeve që botohen sot në “Gazeta Shqiptare” për herë të parë, kujtojnë jo vetëm zakonin e përvitshëm të shkrimtarit, por edhe marrëdhënien e tij me ata që deshi më shumë.

Për Agollin, shkrimi i kartolinave të urimit niste nga më të afërmit e dashur, e më pas vijonte me miq e shokë. Ja një prej tyre, drejtuar Elonës: “E dashur guguçja ime e bukur dhe e shumëmira Lonë, Unë, ati yt dhe Babagjyshi i Vitit të Ri, të uroj jetë të lumtur dhe të gëzuar me të pamposhturin Luan dhe të shkathëtin tigër Luel.


Gëzuar 2010-ën
Dritëroi”.
Një tjetër kartolinë, i drejtohej së mbesës, Annës, një prej njerëzve që e deshi fort, mbase edhe sepse e pat rritur pothuajse vetë. Kartolina për ‘vajzën e gjyshërve’ është shkruar kështu:
“E dashur Anna, me dy n, të uroj Vitin e Ri 2011, urime të kesh edhe në vitin 2122, kur të bëhesh mbi 100. Gjyshi dhe nëna të kanë ëngjëllushe dhe kur nuk je ti në Tiranë themi: ‘Ku është dhe çfarë bën ëngjëlli?’
Të puthëm.
Gjyshi dhe nëna.
31.12.2010”
Tri vite më vonë, Dritëroi ishte po aq i përzemërt ndaj mbesës.
“E dashur Anna,
Unë dhe nëna të urojmë gëzuar Vitin e Ri 2014. Ne gëzohemi për arritjet e tua në universitet dhe jemi të bindur që këto arritje do të shumëfishohen; se ne të duam aq sa kur të pritet pak gishti, na dhëmbin neve të 20 gishtat, 10 të gjyshit e 10 të nënës. 20.12.2013”.


FLETË
DITARI
E ndërsa kënaqësia e të shkruarit të urimeve përmbushej, natën vonë, kur asgjë nuk pipëtinte, niste të frymëmerrte ditari i shënimeve. Dukej ato çaste më i sinqertë se kurrë, kur i vetëm para një flete, me shkrimin që e tradhtonte, shënonte përjetimet e orëve të vona. Ishin orët kur ishte i vetëm përballë vetes.

“Viti 2009. Arrita deri këtu dhe jam një hero, se mund të mos e kisha arritur. Të jetosh është heroizëm, mund të vdesësh edhe në fillim të jetës, duke mbledhur lule dhe duke ditur se ç’janë fishekët. Ndaj, unë këtë ditë të Vitit të Ri luaj me Emilin dhe Drisartën, bëhem si plak i Vitit të Ri duke vënë një mjekër dhe mustaqe. Në fakt, mjekrën ma vënë Emili dhe Drisarta, dy ëngjëj të vërtetë. Sadija, krah meje shikon me një fytyrë të mallëngjyer e të përvuajtur plot trishtim e dashuri. Ajo e ndjen se këtij plaku, mua, po i vjen fundi. E kuptueshme. Shumëzimi i viteve është shkurtimi i ditëve të pleqve. Ja, unë i telefonova Arqile Aleksit, që ka qenë me mua gazetar në ‘Zërin e Popullit’, në fund të viteve ’50-të dhe në vitet ’60-të të shekullit të kaluar. Ia dëgjoja zërin sikur i vinte nga një botë tjetër. ‘E hëngrëm edhe këtë gjel deti’ – më tha.
Kishte të drejtë. Ne hanim gjelat e detit në shekullin e 20-të, por nuk thoshim: ‘E hëngrëm dhe këtë vit. Ishim të rinj”.
1 janar 2009

Të plotë e lexoni në: http://www.gsh.al/2017/12/28/kartolinat-e-driteroitsadija-me-sheh-e-mallengjyer-e-ndjen-se-po-me-vjen-fundi/

Next Post
VIDEO / “Na ke lënë pa bukë o Ismet”, naftëtarët përplasen me deputetin e PS

Protesta e naftëtarëve, Tabaku: Ja skema korruptive që denoncuam, qeveria bën kurban 1 mijë familje për klientin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com