• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e naftëtarëve, Tabaku: Ja skema korruptive që denoncuam, qeveria bën kurban 1 mijë familje për klientin e saj

by Java News
28/12/2017 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë nga PD, Jorida Tabaku, reagoi për naftëtaret që protestojnë për mosmarrjen e pagës, duke deklaruar se gjendja e tyre është pasojë direkte e korrupsionit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Tabaku theksoi se qeveria mashtroi naftëtarët dhe shqiptarët, kur tha se ARMO-n do ta blejnë amerikanet.

ARMO zotërohet nga një kompani offshore, pas të cilës fshihet miku i Edi Ramës, Besnik Sulaj.

– Brenda 1 viti kompania offshore nuk ka paguar rreth 30 milionë euro taksa.

– PD denoncoi një vit më parë skemën korruptive dhe parashikoi situatën e sotme, si pasojë e vjedhjes së pasurisë kombëtare nga qeveria e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Kush po vjedh Shqipërinë dhe punëtorët e rafinerisë?

Në ditët e fundit të vitit është shumë e trishtueshme të shohësh se si një qeveri që punon për klientelën e saj të bëj kurban mbi 1000 familje vetëm për t’i dhënë mundësi një biznesmeni të lidhur ngushte me qeverinë.

Punonjësit që sot u takuan me ministrin Gjiknuri janë të njëjtët që një vit më parë iu premtua e ardhmja e ndritur sepse kompaninë ARMO e kish blerë miku dhe klienti i kryeministrit Rama, i famshmi Besnik Sulaj. Paturpësisht, siç edhe zakoni ia do, kryeministri dhe ministri gënjyen punonjësit e rafinerisë duke i premtuar një kompani amerikane. Por e vërteta ishte se pas kompanisë që morri me qera ARMO-n ishte një kompani offshore që lidhej ngushtësisht me mikun e afërt të kryeministrit.

Kompania IRTC sh.a (Ionian Refining & Trading Company) që aktualisht zotëron aksionet dhe që nuk ka paguar naftëtarët është gjithashtu edhe një prej kompanive që brenda 11 muajve (nëntor 2016-shtator 2017) ka krijuar një borxh tek tatimet prej 3.7 mld lekësh. Ky detyrim nëse i shtohet dhe vlerës prej 9.5 mld lekësh të ARMOS jep totalin e 13.2 mld lekësh detyrime të prapambetura të cilat kompania i detyrohet buxhetit të shtetit.

Vitin e shkuar, në emër të opozitës e kam denoncuar skemën korruptive dhe klienteliste që kryeministri përdori për t’i dhuruar klientit të preferuar një pasuri kombëtare. Fatkeqësisht ajo çfarë parathamë si opozitë u materializua këto ditë. Paralajmëruam vjedhjen dhe mospagimin e rrogave, paralajmëruam mospagimin e taksave dhe përdorimin e kompanisë offshore që këto taksa mos të paguhen. Ja ku jemi sot! Në atë periudhë mazhoranca vazhdoi orkestrimin e sulmeve pa iu përgjigjur asnjë akuze të ngritur nga opozita ndërsa sot për fatin e keq qeveria jo vetëm ka lënë në mëshirë të fatit gjoja investimin amerikan, por u ka falur detyrimet tatimore kompanisë offshore. Ndërkohë që punonjësve që nuk kanë marrë rrogë ministri i sorollat me premtime boshe dhe pa zgjidhje reale.
Fatkeqësisht, punonjësit që sot janë edhe dhunuar nga policia janë viktimat që qeveria e korrupsionit dhe oligarkisë rilindase përdor për t’i dhuruar pasuri kombëtare miqve të kryeministrit nëpërmjet skemave offshore. Shqiptarët ndërkohë vazhdojne pagesën e taksave te rritura, bizneset e vogla mbyllin qepenat që kompanitë offshore te lidhura me qeverine te mos paguajnë, pasi është shumë e kuptueshme që 30 milionë euro që IRTC nuk ka paguar taksa për një vit do ta paguajnë shqiptarët përmes taksave të rritura.
Të vetmit që përfitojnë nga e gjithë kjo situatë janë kryeministri Rama dhe bizneset prane tij. Janë ata që përfitojnë ndërkohë që qindra familje vazhdojnë të marshojnë për të drejtat e tyre përballë një qeverie të zhytur në luksin dhe makutërinë që korrupsioni dhe oligarkia prodhon!”./a.m.

Next Post
Misteri i gruas që hyri në det natën e Krishtlindjes, çfarë i ndodhi asaj…

Misteri i gruas që hyri në det natën e Krishtlindjes, çfarë i ndodhi asaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com