• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartës së Studentit i shtohet një tjetër shërbim, Veliaj: Greva e pedagogëve, në dëm të studentëve

by A R
01/11/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit për abonetë falas për studentët, si dhe subvensionimin 50% të kostos së konvikteve, Bashkia e Tiranës nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Teatrin e Operas dhe Baletit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që në shërbimet që u ofrohen studentëve të ketë edhe lehtësira të tilla, siç janë aktivitetet kulturore.

“Kur të shkruhet historia e këtij vendi, për secilin prej nesh do të pyetet: Nëse kontribuam për sherr, duke provokuar njëri-tjetrin, apo ishim ura bashkëpunimi, për të gjetur gjuhën dhe për të ndarë se çfarë është e rëndësishme tani? Me Kartën e Studentit ne ofrojmë jo vetëm shërbime fizike me kosto të ulëta, por edhe mundësi për të ndjekur aktivitete kulturore, që janë për shpirtin dhe mendjen”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku risolli edhe njëherë në vëmendje protestën e pedagogëve, duke theksuar se pezullimi i mësimit nuk u shërben studentëve, të cilët rrezikojnë të humbasin një tjetër vit akademik. Ai shtoi se duhet gjetur koha e duhur për çdo gjë, por jo tani kur vendi dhe bota po përballen me krizën e çmimeve.

“Unë nuk e di si ndihet një prind që, pasi nuk u bë një vit shkollë prej tërmetit, dhe një vit prej pandemisë, tani shohin këtë protestë. I rikuperojmë dot vitet e jetës akademike, kur dikush bën grevë tani që fillon shkolla? Ndërkohë, e kishim gjithë verën për të diskutuar për këto. Nuk i heq meritat askujt, edhe pse i njoh të gjithë, ambiciet e tyre politike, garën që po afron, kush e kush të dalë më i zellshëm edhe brenda një grupi politik. Pyetja është: A eshte ky momenti për të lënë fëmijët pa shkollë? A ka prind që thotë: derisa fëmija im nuk shkoi në shkollë tre vite, mos të shkojë as këtë vit? E dyshoj shumë këtë! Qofsh i majtë apo i djathtë, te fëmija nuk fal njeri. Unë besoj se në disa tema duhet të bëjmë super debat, edhe për artin, edhe kulturën, se ka disa gjëra që mund t’i bëjmë më mire, janë disa gjëra që nuk ka diskutim që duhet të fokusohemi, si arsimi cilësor. Por, ta kalojmë njëherë këtë krizë, pastaj gjejmë kohën e duhur për debat”, vijoi ai.

E për të gjithë ata që në vitin 2022 flasin për të ardhurit në Tiranë, Veliaj tha: “Unë jam kryetari i bashkisë dhe ende shoh njerëz që thonë, jo kush është i ardhur, jo kush është konviktor. Si duhet të ndihet për këtë një student që vjen nga Këlcyra ose nga Kopliku, apo Memaliaj e Maqellara?”

Next Post
Dështoi bashkimi/ Paloka: S’u kemi kërkuar as të tërheqin padinë, as të njohin Berishën kryetar! Kërkuan eliminimin e primareve

Dështoi bashkimi/ Paloka: S’u kemi kërkuar as të tërheqin padinë, as të njohin Berishën kryetar! Kërkuan eliminimin e primareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com