• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartelet e shpallura dhe abuzuesit e vegjël me çmimet

by Eduard Zaloshnja
11/03/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Fjala “kartel” në leksikun ekonomik përdoret për marrveshje të qendrueshme mes prodhuesve/tregëtarëve të mëdhenj, për të paracaktuar në unison lëvizjet në çmimet dhe/ose sasitë e mallrave.  Meqë marrëveshje të tilla dëmtojnë konkurencën e lirë, ato janë ndaluar me ligj në SHBA qysh nga fundi i shekullit 19. Madje dënohen si vepra penale, në qoftë se provohen me fakte marrëveshje të fshehta mes prodhuesve/tregëtarëve të mëdhenj, për mbajtjen lart të çmimeve me shumicë në degë të caktuara të ekonomisë.

Në Shqipëri, shoqata e hidrokarbureve, shoqata e prodhuesve të miellit, etj. etj. dalin here pas here në media, dhe deklarojnë hapur se, për këtë apo atë arësye, kanë vendosur ta rrisin kaq e aq përqind çmimin e produktit të tyre kryesor. Një anatemë e konkurencës së lirë kjo!!! Në SHBA do të përfundonin në burg, sepse provat do të ishin me zë e me figurë në media…

Në shumicën dërrmuese të shteteve të SHBA-së, përveç ligjit të mësipërm federal, ka edhe ligje lokale që ndalojnë atë që në anglisht quhet “price gauging” (përkthimi në shqip është pak i gjatë: abuzim me çmimet me pakicë nga dyqanxhijtë në raste krizash akute). Bazuar në këto ligje, një dyqanxhi konsiderohet se ka kryer vepër penale, në qoftë se e rrit ndjeshëm marzhin e fitimit për mallrat që ka gjendje në dyqan (duke i rritur ndjeshëm çmimet e shitjes, ndërkohë që mallrat i ka blerë para krizës me çmime normale me shumicë). Këto ligje vlejnë në rastet e krizave të forta të menjëherëshme.

Price gauging ka ndodhur kudo në Shqipëri këto ditë. Rritja e çmimeve nëpër dyqanet e lagjeve i ka çmendur pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulta. Por këtu s’ka ligje që penalizojnë price gauging. Madje edhe sikur të kishte, administrata shtetërore s’e ka as vullnetin e as aftësinë për ta parandaluar një fenomen të tillë…

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Protestat që kanë vetëm një fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In