• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e taksapaguesit, forma e re për të “joshur” qytetarët e bizneset për të paguar taksat

by A R
22/10/2025 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në këtë botë nuk mund të thuhet se ka gjë të sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”… Kjo thënie e ekonomistit Benjamin Franklin që në vitin 1789 i ka rezistuar kohës. Ajo që ndryshon është mënyra se si institucionet qasen ndaj qytetarëve dhe bizneseve për të thjeshtuar pagimin e tyre. Një hap në këtë drejtim ka hedhur edhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë me anë të “Kartës së Taksapaguesit”.

“Karta e Tatimpaguesit, është në fakt një “deklaratë”, në të cilën paraqiten të drejtat, por edhe detyrimet e tatimpaguesve. Ky dokument nuk është një akt juridik në llojin e tij, por me anë të tij, bëhen publike të drejtat dhe detyrimet aktuale, të mirëpërcaktuara në bazën ligjore të të drejtave të njeriut në tërësi, si dhe të atyre të natyrës tatimore në veçanti. Në këtë mënyrë, publikimi i saj, kontribuon pozitivisht, në krijimin e një klime më të mirë të qytetarisë fiskale në vend”, tha për A2 CNN, Erla Menaj nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë.

Qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 20 taksa. Edhe më shumë bizneset. Edhe pse disa nuk paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Tri janë llojet e pagesave fiskale që të gjithë ne bëjmë çdo vit… tatimi mbi fitimin e bizneseve, tatimi mbi të ardhurat personale dhe ai mbi pagën e individëve. Në kuadër të mirë-informimit, më shumë takime po bëhen me qytetarët dhe grupet e interesit.

“Në kuadër të prezantimit të kësaj karte, po zhvillohet edhe një cikël takimesh. Në takimin e pare, me tre shoqata të kontabilistëve dhe financierëve të miratuar, u diskutua mbi rëndësinë e këtij instrumenti dhe rolin që ka komuniteti i profesionistëve në forcimin e bashkëpunimit mes administratës tatimore dhe taksapaguesve”, shtoi Menaj.

“Karta e Taksapaguesit” synon që të rrisë sa më tepër të ardhurat e arkëtueshme , në këtë rast nga Tirana duke ndikuar edhe në uljen e informalitetit.

“Arsye të ndryshme imponojnë hartimin e publikimin e Kartës së Tatimpaguesit, që nga prioritetet qeverisëse, përgjegjësitë e administratës fiskale, ndaj publikut të gjerë, promovimi i vlerave të barazisë dhe respektit të të drejtave të tatimpaguesve, përmirësimit të cilësisë së shërbimit nga i gjithë personeli i administratës. Karta informon tatimpaguesit, jo vetëm për të drejtat që ato kanë, por edhe për detyrimet e tyre, sipas qasjes më optimale të mundshme”, nënvizoi Menaj.

Përfaqësues të shoqatave pjesëmarrëse përshëndesin ndërkohë këtë iniciativë, duke theksuar se “Karta e Taksapaguesit është një mjet i vlefshëm jo vetëm për qytetarët, por edhe për profesionistët. (

Next Post
AfD spiunon për Rusinë? Akuza e fortë e ministrit gjerman: Në 12 muaj…

AfD spiunon për Rusinë? Akuza e fortë e ministrit gjerman: Në 12 muaj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In