• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e Studentit/ Ja shërbimet falas që përfitojnë të rinjtë studentë në Tiranë

by Java News
30/03/2019 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të jetë e para në rang vendi që do të ketë gati kartën e studentit.

I pranishëm në konferencën “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, edukim dhe shkenca sociale” të Universitetit Mesdhetar, Veliaj dha lajmin e mirë se javën e ardhshme do të bëhet prezantimi i kartës së studentit e cila do të ofrojë fillimisht 40 shërbime të Bashkisë së Tiranës.

“Ne javën tjetër do të prezantojmë Kartën e Studentit për Bashkinë e Tiranës. Arritëm në përfundimin që në një qytet që ka sot dhjetë universitete, disa private, disa publike, disa me faciliteti, le të themi me një kampus të mirëfilltë edhe me shumë që mund të përdoren për shërbime studentore, disa të tjerë më modestë.

Arritëm në konkluzionin që bën më shumë sens që Bashkia e Tiranës, në pamundësi, sidomos të universiteteve publike për të emetuar secili kartën e tyre, ne të kemi kartën studentore.

Kështu që për gjithë studentët do të kemi një mundësi që 40 shërbimet që tashmë Bashkia i ka marrë si vendime në Këshillin Bashkiak për t’i ofruar të deduktuara për studentët, të kenë mundësi që të materializohen edhe nëpërmjet një mjeti identifikues.

Dhe unë besoj që duke testuar në Tiranë, ndoshta e kthejmë dhe në një etalon për bashkitë e tjera”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë foli edhe për projektin madhor të ndërtimit pas 30 vjetësh të kampusit universitar ku ftoi edhe universitetet jo publike që të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë.

“Do të doja shumë që të ftoja dhe Universitetin Mesdhetar, por edhe universitetet e tjera që të na japin një dorë teksa po konceptojmë kampusin e ri të Qytetit Studenti. Nuk ka asnjë arsye pse të jetë ekskluzivisht publike. Mund të ketë disa klasa, ose disa kushte që ua ofrojmë të përbashkëta, mund të ketë disa hapësira siç është hapësira e bibliotekës që mund ta aksesohet edhe nga studentët e universiteteve jopublike.

Kështu që besoj në këto dy fusha kemi një mundësi fantastike bashkëpunimi konkret, po këtë duhet ta marrim si stafetë menjëherë të hënën sapo të keni përfunduar konferencën tuaj shumë të suksesshme”, tha Veliaj.

40 shërbimet që përfitojnë studentët: TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard) MUZETË:

Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë);

Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë);

Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS;

Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS;

Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS; QENDRA KULTURORE:

Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora); TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë);

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë);

Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)

APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

Qendra Multifunksionale TEN salla falas; Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

Sheshet Publike – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë. (Tema)

Next Post
Sondazhi/ 69.7% e shqiptarëve vlerësojnë negative punën e Bashës në krye të opozitës

Komedia e Lulzim Bashës me lirinë e medias s’ka fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

I dënuar për ‘vrasje me dashje’, ndërron jetë në QSUT i dënuari 73-vjeçar

May 25, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

May 25, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kujdes nesër! Ditë të vështira për 4 shenja”, Meri Shehu paralajmëron: Ndikim i dhunshëm energjie

May 25, 2026
Nikos Dendias, arsyet e një vizite që s’ka lidhje me detin

Nikos Dendias, arsyet e një vizite që s’ka lidhje me detin

May 25, 2026
Berisha ‘dridh’ Enverin, gati t’ia thyejë rekordin si ‘Sekretar i Parë’

Berisha ‘dridh’ Enverin, gati t’ia thyejë rekordin si ‘Sekretar i Parë’

May 25, 2026
Nga xhamia në listë zgjedhore

Nga xhamia në listë zgjedhore

May 25, 2026
Irani përcakton Kinën si destinacion për transferimin e uraniumit të pasuruar

Irani përcakton Kinën si destinacion për transferimin e uraniumit të pasuruar

May 25, 2026
Las Vegas organizon lojërat më kontroverse në histori, aty ku dopingu lejohet zyrtarisht

Las Vegas organizon lojërat më kontroverse në histori, aty ku dopingu lejohet zyrtarisht

May 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një sinjal poshtërues për drejtësinë e re shqiptare

May 25, 2026
Vala përvëluese përfshin Evropën: Rriten temperaturat, ekspertët shpjegojnë “kupolën e nxehtësisë”

Vala përvëluese përfshin Evropën: Rriten temperaturat, ekspertët shpjegojnë “kupolën e nxehtësisë”

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In