• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komedia e Lulzim Bashës me lirinë e medias s’ka fund

by Carlo Bollino
30/03/2019 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bolino

Komedia e dialogut të Lulzim Bashës mbi lirinë e medias, organizuar dje në Tiranë, është një inskenim cinik dhe i rrezikshëm.

Të mbledhësh aleatë, militantë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe t’i ulësh ata rreth një tavoline ekskluzivisht me gazetarët kritikë ndaj kryeministrit e të përjashtosh gjithë të tjerët, është rruga e zgjedhur nga lideri i opozitës për të realizuar “lirinë e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”.

Kujtoj, në vigjilje të referendumit kushtetues të vitit 1994, listën e hartuar nga Partia Demokratike mbi qendrimet e gazetave shqiptare: në një kolonë ishin mediat që ajo i konsideronte si “të pavarura”, domethënë gazeta dhe gazetarë që mbanin anën e PD-së në mbështetje të referendumit, ndërsa në kolonën e dytë ishin gazeta dhe gazetarë “armiq”, domethënë media të cilat kritikonin reformën kushtetuese që synonte Berisha dhe për këtë shkak duheshin luftuar.

Për fat të keq, pas 25 vjetësh nuk ka ndryshuar asgjë. Basha dhe partia e tij (duke kopjuar modelin shumë personal të “lirisë dhe demokracisë” të shpikur nga Sali Berisha) vazhdojnë të etiketojnë mediat mbi bazën e pozicionit politik që shprehin dhe jo mbi bazë të rolit që duhet të kenë në një demokraci pluraliste. Liria e shtypit është gjëja e fundit që i intereson Bashës: në të vërtetë, ajo që kërkon të marrë në strategjinë e tij të mbrujtur me hakmarrje, ofendime, kërcënime dhe pseudo-konferenca, është thjesht një shtyp nën kontrollin e plotë të tij, pra të privuar nga liria për ta kritikuar dhe të lirë vetëm që të kritikojë dhe demonizojë kundërshtarët e tij.

Është e vërtetë që edhe Edi Rama ka një marrëdhënie konfliktuale me mediat, por sarkazma që përdor çdo herë që flet për to nuk rezervohet vetëm për ata që e kritikojnë; thumbimi dhe ironia ndaj “kazanit”, ku ai fut të gjithë (miq e armiq) më tepër duket se tradhëtojnë pafuqinë e tij përballë çorbës mediatike, në të cilën çdo ditë e vërteta dhe gënjeshtra përzihen pa dhënë mundësinë që të dallohen dhe ku lajmet e këqia janë detyrimisht më të shumta se lajmet e mira. Ndoshta fjala “kazan” për ata të cilët nuk kapin sensin e dëshpëruar që fshihet në të, paraqitet fyese, por batutat mbi “Kadritë” janë 100 herë më pak kërcënuese për lirinë e shtypit se “black list”-at djallëzore të hartuara nga opozita dhe të maskuara me fjalë themelore, si “shtyp i lire” dhe “interes publik”.

Të sulmosh Edi Ramën si kryeministër, si politikan apo si njeri, nuk tremb askënd, madje edhe ca gazetare në fillim të karrierës e bëjnë këtë dhe mburren me një gjë të tillë. Por të kritikosh Berishën ose Bashën është një tjetër gjë: ne që e bëmë, kemi paguar dhe paguajmë çmime shumë të larta. Dhe, nëse PD është hakmarrëse dhe kërcënuese ndaj mediave kur është në opozitë, është e lehtë të imagjinohet se si sillet kur ka qenë apo kur do të kthehet në pushtet. Në momentin që po shkruajmë, Partia Demokratike, me një urdhër politik të Lulzim Bashës, ka ndaluar prej muajsh të gjithë përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në debatet televizive në Report TV, ose që t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Shqiptarja.com. Kjo kishte ndodhur edhe deri në vitin 2005, në atë kohë me urdhër të Sali Berishës. Madje, për kolegë të mediave të tjera kritikë ndaj PD-së, punët kishin shkuar më keq akoma.

Tani pyetja është e thjeshtë: ç’lidhje kanë “black list”-at që harton PD-ja ndaj mediave të cilat nuk i kontrollon, me konceptin e “shtypit të lirë”, për të cilin flet Basha dhe për të cilin organizon madje edhe konferenca?

Në fund të fundit, Basha bën lojën e tij politike dhe shumë prej gazetarëve të ulur në krah të tij (për bindje reale, apo thjesht për inat ndaj indiferentizmit që kanë gjetur tek Edi Rama) dhe që zgjedhin të përdoren për t’i dhënë Bashës një fasadë demokratike, janë të lirë të veprojnë ashtu si mendojnë. Por ajo që përbën skandal, në takimin politik të organizuar dje nga PD-ja në emër të “lirisë së shtypit”, është pjesëmarrja e atyre shoqatave të gazetarëve, që duket sikur paraqiten aty në emër të një kategorie të tërë, por që në fakt përfaqësojnë dhe mund të përfaqësojnë vetëm veten e tyre. Semundja që kërcënon imazhin dhe besueshmërinë e mediave shqiptare rrezikon të përhapet në trupin e shoqërisë edhe nga këto shoqata (pasi de fakto jane thjesht OJF), që uzurpojnë emrin e mediave, që flasin për demokraci publike, por që realisht nuk praktikojnë as edhe formën më elementare të demokracisë së brendshme. Kush i ka zgjedhur? Kë përfaqësojnë? Kush i financon? Dhe ç’liri të shtypit mbrojnë kur paraqiten në takimet e një partie?

Shtypi në Shqipëri është në krizë, por është tepër e thjeshtë t’ia vesh fajin vetëm politikës për këtë. Shkaku i vërtetë i krizës jemi ne gazetarët, që nuk kemi kurajon të veprojmë mbi bazën e ndërgjegjes sonë dhe në interes të vendit, që nuk studiojmë dhe nuk kërkojmë të vërtetën, por që shpesh sillemi si dele, të gatshem për të reaguar për interes ose inat personal dhe për të ndjekur bariun e parë, jo pse është më i miri i mundshem, por vetëm se është i vetmi që na merr në konsideratë. Dhe pak rëndësi ka nëse pastaj ai bari, me joshjet e tij, në vend që të na çojë drejt një hapesire të gjelbër dhe mendjehapur, po na drejton sërish në thertore, duke tradhtuar kështu veten tonë dhe mbi të gjitha opinionin publik që duhet të mbrojmë.(shqiptarja.com)

Next Post
Si sot, më 31 Janar, Truman urdhëroi bombën me hidrogjen

Jemi kaq afër një lufte bërthamore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In