• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Karriera, CEZ-i dhe hiçi

by
02/10/2015 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Çështja e CEZ-it po merr drejtimin e duhur alla-shqiptar, që do të thotë ikje drejt hiçit. U bë një zhurmë e jashtëzakonshme për të, u mat koalicioni ekzistues qeverisës, u nxorrën dhëmbët e individëve të ndryshëm, u përpoq të trajtohej nga parlamenti por edhe kjo çështje si të tjerat para saj duketv se ka shkuar në kalenda. Dhe, këtu nuk ka ndonjë habi. Kështu ndodhi me Gërdecin dhe 21 Janarin, për të cilin Pozita e sotme u zotua t’i çonte deri në fund, por edhe për një sërë gjërash, të cilat tashmë janë harruar. Ministrat e qeverisë Berisha dhe ata socialistë para tij, të akuzuar me fakte janë harruar dhe nuk përfunduan në pranga teksa sot vazhdojnë karriera. Kurse hiçi jonë mbetet dhe i gjithë debati dhe vëmendja publike, kaloi nga abuzimi masiv me CEZ, prej privatizimit, sidomos përmes përvetësimit së mbledhjes së borxheve, tek debati sesi po na ndaheshin Rama me Metën dhe vidio-shantazhuese ndaj ish-ministrit.

Argumenti ynë si projeksion dhe një nga shqetësimet e mëdha është karriera dhe sesi filtrohesh deri aty. Dhe, ajo që mund të marrësh në gjykim si rezultat logjik është gati tragjike. Vidio e fundit e ish-ministrit në vazhdën e çështjeve të CEZ-it me menaxhimin e letrave zyrtare në krevat, të bënte të vinte keq jo vetëm se media e paraqiti me një histeri kolektive, por edhe se na tregoi se deriku shkon nepotizmi, por edhe sistemi i kalbur i karrierës. Janë një brez i tërë nëpunësish të tillë që ngritjen e tyre në karrierë e kanë ngritur në këtë sistem. Dhe pos fajit të këtij ministri dhe të dashurës së tij, ajo që ka ngritur shqetësim është edhe një nga plagët e shumta në trupin e shoqërisë shqiptare: mënyra sesi bëhen dhe zgjidhen shumë punë administrative në shoqërinë e sotme. Dhe, ishte kaq e madhe kjo, saqë edhe për një moment e hoqi mëndjen nga çështja e CEZ-it, duke na çuar në procesin që lidhet i gjithë problemi i punësimit, apo masa e këtyre nëpunësve që karrierën e kanë të zgjidhur në këtë mënyrë. E jo se nuk dihet. Këtë e kupton nga katapultimet e frikshme të shumë emrave, që shpesh në historinë tonë të viteve të fundit prodhojnë skandale të tilla në çdo fushë. Por edhe mungesën e sistemeve, ku kjo e karrierës, është nga më shqetësueset për të rinjtë shqiptarë, që nuk pranojnë të zgjedhin mënyra si kjo e vidios. Por hiçi është më i fortë se çdo gjë tjetër dhe karriera është një rrugë tejet e vështirë për shumicën e të rinjve shqiptarë, që s‘pranojnë pjesëmarrje të tilla si kjo në video.

Next Post

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Bushati: Jemi në rrugë të mbarë, por jo aty ku duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

May 29, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In