• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Bushati: Jemi në rrugë të mbarë, por jo aty ku duhet

by
02/10/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se marrëdhëniet me Greqinë janë të mirë, por jo aty ku duhet, por vazhdon më tej se Shqipëria dhe Greqia janë në rrugë të mbarë në zgjidhjen përmes dialogut të mosmarrëveshjeve që shqetësojnë të dyja vendet dhe kësaj fryme i shërbeu edhe takimi Rama-Tsipras në Nju Jork.

“Në radhë të parë duhet të them se takimi Rama-Tsipras ishte i frytshëm, një takim njohës dhe u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe besojmë që shtron mundësinë për një kontakt edhe më të thelluar në nivelin e dy kryeministrave, që është mjaft i domosdoshëm për të adresuar njërën prej çështjeve që ju sapo renditët.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do t’i konsideroja të mira, por jo aty ku ne do të dëshironim që këto marrëdhënie të ishin.

Besoj që është edhe një shqetësim i palës greke  për të identifikuar rrugët që do të përmirësonin edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

Janë këto çështje që ju përmendët, por ka patur edhe zhvillime pozitive gjatë kësaj periudhe, siç ishte adresimi i çështjes së toponimeve, riaktivizimi i komiteteve të përbashkëta; le të mos harrojmë, që gjatë presidencës greke të BE-së Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.

 Ne e dimë shumë mirë, që me Traktatin e Lisbonës roli i presidencave është kufizuar, por gjithmonë e kemi thënë që kishte një vlerë simbolike në rastin e Shqipërisë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë drejtim”përfundoi ministri.

Next Post

Cikli periodik i rrënimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com