• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Karikaturat e Profetit Muhamed/ Plasin protestat kundër Francës dhe Macron në disa vende me shumicë myslimane

by Ardit Rada
30/10/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra mijëra myslimanë në Bangladesh, Pakistan, Liban, në territoret Palestineze, dhe vende tjera arabe, protestuan kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.

Demonstratat në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ishin të dhunshme pasi rreth 2 000 njerëz u përpoqën të marshonin drejt Ambasadës Franceze, por ndaj tyre ndërhyri policia, duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke rrahur protestuesit me shkopinj.

Turmat e protestuesve, varën fotografinë e Macronit në një mbikalim të autostradës dhe e goditën atë me këpucët e tyre. Disa demonstrues u plagosën në përleshjet me policinë. Në mbrëmje demonstruesit u ulën në një rrugë kryesore për të protestuar ndaj përdorimit të forcës nga autoritetet.

Protestat po ndodhin derisa Franca është ende e tronditur, pasi të enjten, një shtetas tunizian vrau tre persona në bazilikën Notre-Dame të Nicës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi incidentin si “sulm terrorist islamist”, shkruan Rel.

Sulmuesi u qëllua nga policia dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dy nga viktimat vdiqën brenda kishës: një grua 60-vjeçare, që iu pre koka, dhe një 55-vjeçar, që iu pre fyti. Një grua tjetër, 44 vjeçe, arriti të ikë në një kafene pranë, pasi u godit disa herë me thikë, por vdiq më vonë.

Macron është zotuar se Franca nuk do të heqë dorë nga “vlerat” dhe gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të të gjitha feve të mos “dorëzohen në frymën e përçarjes”. “Franca u sulmua për shkak të vlerave tona, për shkak të ndjenjës sonë të lirisë, për shkak të aftësisë sonë për të pasur liri të besimit në tokën tonë, sepse nuk i nënshtrohemi asnjë terrori. Më lejoni ta them këtë shumë qartë: kurrë nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Macron.

Ky sulm vjen derisa Franca ende po rimëkëmbet nga shoku që ka përjetuar për shkak të një sulmi tjetër, që ka ndodhur më herët gjatë këtij muaji atje. Mësuesit, Samuel Paty, i është prerë koka në Paris nga një sulmues me origjinë çeçene. Sulmuesi i Payt ka thënë se ka dëshiruar që ta ndëshkojë mësuesin pse u ka treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed në një orë mësimore.

Karikaturat – të publikuara vite më parë nga revista satirike franceze, Charlie Hebdo, zyrat editoriale të së cilës janë sulmuar më 2015 nga sulmues që kanë lënë të vdekur 12 persona – shihen si blasfemi nga disa myslimanë.

Që nga vrasja e mësuesit, karikaturat janë shfaqur në disa pjesë të Francës, në shenjë solidariteti, derisa Macron, i cili është takuar me komunitetin mysliman në Francë, është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamist”.

/e.rr

Next Post
Maqedonia e Veriut e “pushtuar” nga COVID-19, po shkon drejt 3 mijë rasteve aktive: Ja qytetet më të prekura

Bilanc i rëndë në Maqedoninë e Veriut: 5 viktima dhe 934 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In