Çerekfinalet e Champions League do të ofrojnë një derbi spanjoll, Barcelona-Atletico Madrid, ose siç e quajnë spanjollët “El Classico”. Veç tij, do të jetë edhe “El Cashico”, derbi i parave (cash), midis Manchester City dhe Paris SG, dy skuadra që financohen nga thasët pa fund të sheikëve.