Emigrantët shqiptarë vijojnë të presin prej më shume se 20 orësh, ndërsa qëndrojnë të bllokuar mes të ftohtit me gratë e tyre dhe persona më të moshuar.
Një prej emigrantëve, nëpërmjet telefonit është shprehur se ka më shumë se 24 orë që pret në tokën neutrale.
“Balkanweb” raporton se emigranten thonë se kane komunikuar edhe me konsullatën, ku jetojne por nuk kane marre ende një përgjigje prej tyre.
Ndërkohë, këta emigrantë nuk kanë autorizim nga konsullata, ku të lejohen të kalojnë drejt shtetit shqiptar. Kjo ka bërë që këta shtetas të mbeten pa zgjidhje.











