Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se ka ndaluar një shtetas në pikën doganore, Kapshticë pasi në mjetin e tij u gjetën të padeklaruara mallra me natyrë tregtare, konkretisht rreth 1,550 artikuj të ndryshëm si orë dore për të rritur, veshje këmbe për fëmijë etj.
Vlera e detyrimit doganor të shmangur është 121,466 lekë.
Aksioni, sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, u krye në kuadër të zbatimit të planit të veprimit kundër informalitetit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për veprën penale të “kontrabandës me mallra të tjerë”, e parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal. /b.d