• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me deputetët: Haki Çakos nuk i kam as numrin e telefonit

by A R
23/10/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur të marrë në mbrojtje deputetin e tij Saimir Tahiri, përballë kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij.

Kryesocialisti Rama ka nisur të kujtojë kohën kur Tahiri hyri në selinë rozë i dyti pasi Rama u zgjodh kryetar. Nga një vullnetar i fushatës për bashkinë në vitin 2003, në një person me rol bazik në Partinë Socialiste, ku sot ka edhe drejtimin e degës së partisë në Tiranë.

Më tej, kryeministri Rama nxori në pah vlerat e Tahirit si ministër i Punëve të Brendshme gjatë mandatit të parë të qeverisë së majtë. Kohë kur Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon për trafik të drogës në bashkëpunim me grupin Habilaj, kushërinj të largët të tij, disa të arrestuar edhe në Itali.

Në këtë kontekst, Rama tha se nuk i ka ndërhyrë kurrë Tahirit në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme dhe aq më pak në të Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë, me të cilët tha se nuk ka pasur asnjë komunikim, dhe se nuk i ka as numrat e telefonave. Duke e cilësuar ministër jetëgjatë dhe të guximshëm, Rama tha se Tahiri ka luftuar të ndërtojë një polici të denjë të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, kujtojmë se prokuroria ka vënë në përgjim edhe drejtues të lartë policie me dyshimin se janë të përfshirë në trafik të drogës, duke dyshuar se ata i kanë krijuar lehtësi trafikantëve për të ushtruar veprimtarinë kriminale.

“Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme. I kam miratuar pa hezitim kandidaturat për drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit, si të parin si të dytin, nuk e kam pasur kurrë as numrin e të parit as të të dytit në telefonin tim. Çdo shqetësim të qytetarëve për policinë ja kaloja ministrit dhe aty mbyllje. Nuk mbaj mend në 4 vjet të kem folur apo takuar ndonjë shef komisariati, përveç takimeve të rralla me ta në prani të ministrit”, tha Rama. /b.d

Next Post
Pas imazhit në TV/ Panorama shkruan se Tahiri u largua i pakënaqur me Qeverinë e re?!

'Uroj që Tahirin të mos e kem pishmanin e jetës sime politike'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

October 24, 2026
Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

October 24, 2026
Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

October 24, 2026
Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

October 24, 2026
“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In