• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapos së dyshuar të heroinës në Has, i sekuestrohet resorti ‘Ador’ në Rinas

by Java News
04/02/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal. Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha, janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar. Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi në një nga fshatrat e Hasit, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, më pas në Itali.

Nga dosja u zbulua se janë përfshirë një grup personash të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe heroinën nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit bashkëpunonte me grupin e Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Nga përgjimet e prokurorisë dolën edhe emrat e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko (lexo ketu). Gjatë hetimit, sipas prokurorisë ka rezultuar se po ashtu pjesëtarë të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.

NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISE
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda duke vendosur masën e sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit nën hetim Admir Hoxha.

Pasuritë janë:

-Bar – Restorant -Hotel “Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë, si dhe bllokimin e aseteve.

-Automjeti tip Audi me targe AA111MP .
Kërkesën e parashtruan prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi mbështetur në bazën e neneve 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe nenit 36 të Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal të vitit 2016, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal, procedim penal i regjistruar mbi bazën e akteve të referuar nga Komisariati i Policisë Kavajë. Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria Kavajë me datë 14.11.2016 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.

Nga aktet e referuara nga Shërbimi i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë rezultuar të dhëna për një grup personash të paidentifikuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në këto rrethana, nga Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar aktet dhe regjistroi procedimit penal 2016 për veprën penale parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit nga organi procedues është urdhëruar regjistrimi i veprave penale të parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet treguan se një grup personash, banorë në qytetet të ndryshme të vendit, vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, si dhe dispononin pasuri të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë produkt i veprave penale.

Gjatë hetimit po ashtu ka rezultuar se pjesëtar të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore. Pasuritë e shtetasit Admir Hoxha dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal dhe bazuar në nenet 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe neni 36 të Kodit të Procedurës Penale.nenin 11 të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

/a.meta

Next Post
Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun Soylu: Luftë të përbashkët terrorizmit!

Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun Soylu: Luftë të përbashkët terrorizmit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In