• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kapja (aspak) e çuditshme e Ilir Metës pas kauzës së opozitës

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ilir Meta ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë më parë, duke ndikuar gjyqësorin. Kërkojmë dorëheqjen e Ilir Metës, dorëzimin para drejtësisë pa imunitet. Parakusht është largimi i tij nga detyra që çështja të zbardhet e plotë”. Kjo deklaratë daton nga 3 shtatori i vitit të shkuar, pra vetëm dhjetë muaj më parë dhe ka dalë nga goja e kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Ishte momenti kur klasa politike u përfshi nga skandali i CEZ-DIA, i cili vuri në qendër të tij kryeparlamentarin Ilir Meta. Vetëm pak muaj më parë, PD kërkonte kokën e ish-aleatit të saj, ndërkohë që Berisha i drejtohej kreut të Kuvendit me fjalët “jep dorëheqjen o i gjorë, se kështu vetëm sa provon afërsinë me krimin”.

Dhjetë muajt kaluan dhe siç ndodh rëndom në pazarin e politikës shqiptare, sherret e vjetra janë pasuar nga dashuritë e reja. Mbrëmë Ilir Meta deklaroi në studion e Fevziut se ishte i habitur nga gatishmëria e Bashës për bashkëpunim, megjithëse nëse do të kishte pyetur ambasadorët Lu e Vlahutin, si dhe një dyzinë zyrtarësh nga Uashingtonin e Brukseli, me siguri që do t’i kishin thënë të kundërtën, për temën në fjalë.

Kur procesi i reformës në drejtësi po shkon drejt grykës së shishes (48 orët e fundit para votimit), kreu i LSI e ka mbyllur ciklin e pozicionimit të tij në mesin e artë të spektrit politik. Aleat formal i Ramës dhe njëkohësisht adhurues i Bashës. Një alkimi i hatashme politike, nga ato që vetëm një parti si LSI dhe një politikan si Meta mund t’i arrijnë.

Ashtu siç qe një alkimi e pastër, por edhe një kthesë e papritur dhe hutuese për shumëkënd, ajo që ai bëri mbrëmë, teksa e quajti “keqkuptim” thirrjen për qeveri teknike. Nuk kishte kërkuar qeveri teknike kur ndodhi 21 janari dhe u vranë njerëz, ndërkohë që e kërkoi si hapin pasardhës pas aprovimit të reformës “për të shmangur tensionin politik në vend”!

Njeriu që 48 orë më parë kërcënoi ta përmbysë piesazhin politik shqiptar të tre vjetëve të fundit, doli e përgënjeshtroi gjithçka, duke u fshehur pas draftit të reformës. Të një reforme të cilën, le ta themi, Ilir Meta e do pak ose aspak. Sepse e sheh jo vetëm si një objekt misterioz që mund të fshehë shumë surpriza të pakëndshme, por edhe si një moment tejet të bezidshëm lavdie për Edi Ramën. Të cilin e do edhe më pak se reformën.

Largimi i përkohshëm nga idea e prishjes së koalicionit me Ramën, i dha kërcënimeve të Metës pamjen e një testi, të një provokacioni (por edhe të një momenti të sikletshëm dobësie), për të parë reagimet majtas dhe djathtas. Si dhe për të dhënë idenë se tashmë ai e ka kaluar Rubikonin dhe se askush s’duhet të habitet për një flirt të dytë politik me të djathtën.

Por në mes, për dreq, është reforma. Një moment që Metën dhe Bashën, dy armiqtë e saj të deklaruar, i vendos në kurs përplasjeje jo vetëm me Ramën, por edhe më SHBA e BE. Dhe në këtë rast lista bëhet e gjatë, për t’u përballuar me truket e zakonshme të politikës bizantine të Tiranës.

Tre janë problemet e Ilir Metës në këtë moment: të mbajë me çdo kusht në largësi sigurie Ramën me Bashën (ruajna Zot se mos bëhen vërtetë 94 votat!), çka e mban në lojë partinë e tij në llogaritë parlamentare. Së dyti, të japë votat e LSI për reformën, mundësisht në një seancë ku drafti do të rrëzohet, duke larguar kësisoj frikat dhe fantazmat që reforma sjell me vete dhe së treti, që të destabilizojë kryeministrin, për ta dobësuar edhe më tej atë drejt zgjedhjeve. Kurdo që ato do të mbahen.

Ilir Meta ka nisur t’i besojë sinqerisht idesë se LSI mund të jetë forcë e parë ose e dytë politike në vend, duke thyer binomin historik PS-PD. Shumëkujt kjo mund t’i duket thjesht një ide e marrë verore, por kur ke kalëruar për shtatë vjet mes dy palëve, pa të hyrë asnjë gjemb në këmbë dhe duke akumuluar vota thjesht duke predikuar “qetësi dhe dashuri”, gjithçka nis e duket e mundshme.

Megjithatë, pasi po mundohet të zgjidhë problemet që ka me rivalët politikë shqiptarë,  Meta ende ka një të panjohur të madhe dhe të palëvizshme para tij: ndërkombëtarët! Çfarë mendojnë ata për të? Ja një pyetje një milion dollarëshe. Ndoshta për këtë arsye i përmendi aq shpesh Uashingtonin dhe politikanët amerikanë mbrëmë.

Next Post

Burri i gjyqtares, si u filmua duke marrë 50 mijë eurot

Comments 2

  1. MeteH says:
    10 years ago

    Analize e shkelqyer,nje shpulle turinjve Like floririt,i cili ka frik burgun,Ramen,SHBS,BE,popullin.Divorci me PS pritet te ndodhi pasi ai ka frik nga Rama.Rama duhet ti largoi vet LSI-stat pas miratimit te RD,te krijoi qeverin me PS e alete te tjere,dhe te futet ne zgjedhje per te fituar bindshem,duke hequr tumorin lsi

    Reply
  2. emigranti says:
    10 years ago

    pordh me rigon . reforma nuk frikson askend . manipuloni njerzit duke u krijuar idene se sa te votohet reforma, sa hap e mbyll syt do vendoset litari ne qender te Tiranes per politikanet ..

    Reply

Leave a Reply to emigranti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In