• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të jetë festë kombëtare e Shqipërisë

by Kreshnik Spahiu
28/11/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Kreshnik Spahiu

Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndëruar jo veçse aspak profesional por dhe komik. Çdo vit dalin nē media komunistët dhe të përndjekurit duke debatuar nëse gjermani i fundit u largua në 28 apo 29 Nëntor.

Duke mos dashur të hyj në termat pse komunistēt shqiptar dhe jugosllav zgjodhëm një datë çlirimi, do synoja për herë të parë të hidhja një ide tjeter, atë që Shqipëria nuk duhet të ketë festë kombëtare të çlirimit ditën e largimit të gjermanve nga Shqipëria për këto arsye:

 

1- Shqipëria në historinē e saj ka pasur me dhjetra pushtime dhe të gjitha pushtimet e tjera kanē qenë më të gjata në kohë se qëndrimi i gjermanve nē Shqipëri.

2- Shqipëria ka pasur më shumë viktima dhe dëshmore në luftrat e tjera në raport me luftën e dytë botërore! Dihet tashmë që numri i Enver Hoxhës 28.000 dëshmore eshte genjeshtër sepse referuar arkivës apo varrezave nuk kalon numri 4.200.

3- Gjermania erdhi në Shqipëri ndryshe nga shumë shtete të tjera, me një platformë të qarte për shqiptarët:

a- Bashkimi i Shqipërisë etnike me Kosovë dhe Iliridë…

b- qeveri kuislinge shqiptare nga elita dhe nacionalistët shqiptarë të asjaj kohe!

4- Gjermanët dhe Italianët më shumë ndërtuan dhe projektuan, sesa shkatrruan. Madje sot kryeqyteti Shqieprisë krenohet me projektet urbane të regjimit fashist dhe nazist.

5- Gjermania nisi luftën kundër komunizmit i cili pothuajse nuk egzistonte fare në Shqipëri kur filloj lufta botërore dhe Shqipëria nuk ishte objektiv dhe prioritet pushtimi nga Gjermania.

6- Shqipëria nuk po vuan sot coptimin teritorial prej Gjermanisë por ndarjen e kufijve si pasojë e luftrave me serbët, greket, maqedonasit, turqit, bullgaret …

7- Qëndrimi gjerman dhe austro-hungarez ishin më të balancuarit në Konferencën e Londrës 1913 pavarsisht se këto shtete më pas humbën Luftën e Parë Botërore!

8- Pse datë çlirimi duhet konsideruar largimi i gjermanit të fundit dhe jo largimi i turkut, serbit, grekut, …. të fundit?

9- Gjermania mbajti peshën kryesore në çlirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës!

10- Shqipëria sot e ka Gjermaninë dhe qeverinë e saj, aleatin më strategjik në diplomaci dhe gjysma e shqiptarve janë të gatshëm të jetojnë dhe emigrojnë në Gjermani.

Shqiptarët s’duhet jenë turmë që të ndjekin disa shtete të tjera europiane të cilat kanë arsye madhore për ta shpallur çlirimin nga Gjermania festë kombëtare!

Gjermania nuk ishte, nuk është, dhe s’do jetë kurrë armiku ynë historik por MIKU i shqiptarve.

Per të gjitha këto arsye, largimi i gjermanit të fundit s’duhet të jetë festë kombëtare për shqiptarët!

Next Post
Drejt një karantine të dytë/ Brataj konfirmon: Mund të ketë kufizim oraresh dhe mbyllje në fundjavë

Drejt një karantine të dytë/ Brataj konfirmon: Mund të ketë kufizim oraresh dhe mbyllje në fundjavë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Idjot

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In