Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ dhe pritet që të dëbojë një spiun iranian. Bëhet fjalë për Dabiel Kassraee 29 vjeç nga Irani me nënshtetësi italiane.
Mediat raportojnë se i riu iranian ishte rekrutuar nga Teherani në veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve të MEK që jetojnë në vendin tonë, Manzë. Autoritetet shqiptare, konkretisht anti-terrori e kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga inteligjenca iraniane.
Mësohet se ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ai i cili ka firmosur urdhrin për dëbimin e iranianit Dabiel Kassraee për 15 vite nga Shqipëria.
Ai pritet që të dëbohet në ditët në vijim pasi është klasifikuar si person me rrezikshmëri për sigurinë e vendit. Kasraee do të dëbohet në Romë pasi ka nënshtetësinë italiane.
/e.rr











