• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kapet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK-së, dërgonin drogë e armë në Serbi

by Java News
14/07/2017 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 28 mars të këtij viti, u arrestua në kufirin më Shqipërinë ku iu gjetën disa armë, Nexhip Gashi, ish-epror i Policisë në Mitrovicë. Po ashtu, mbrëmë u arrestua Shemsedin Geci, zyrtar i lartë i stacionit ku punonte edhe Gashi, e të cilit iu gjetën 10 kg drogë. Këta dy zyrtarë të lartë policor, kishin mjaft të përbashkëta. Dikur ishin luftëtarë të rreshtuar në UÇK, bile Shemsedin Geci ishte ndër luftëtarët e parë, e madje ata ishin të regjistruar si veteranë të UÇK’së. Të dy kishin luftuar në rajonin e Drenicës. Geci saktësisht kishte luftuar në fshatin Llaushë.

Ndërkohë, kur janë bërë 18 vjet nga përfundimi i luftës, këtë dy bashkë deri dje funksiononin brenda një rrjeti të organizuar kriminal që bartte armë e drogë nga Shqipëria për në Serbi.

Siç meson media nga burime brenda Policisë së Kosovës, ky rrjet që merrej me kontrabandë armësh dhe transport të drogës vepron qe më shumë se 4 vite. Dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gashi dhe Geci, kishin lidhje me njerëz të krimit të organizuar që kanë dosje kriminale në Polici.

Rrjeti kriminal i shkatërruar mbrëmë nga Policia e Kosovës, fillonte lidhjen nga Shkodra e kalonte për në Kukës, pastaj në Mitrovicë e deri në Novi Pazar, ku i dergonte armët dhe drogën. Më pas, siç merr vesh Metro nga burime brenda Policisë, i njëjti rrjet kontrabandonte naftë nga Serbia për në Kosovë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës mbrëmë edhe zyrtarisht është deklaruar për rastin e mbrëmshëm, por që nuk ka treguar se Shemsedin Geci i arrestuar mbrëmë kishte lidhje dhe bënin pjesë në rrjet të organizuar me eprorin që u arrestua në mars të këtij viti, Nexhip Gashin.

Madje, media merr vesh se për veprimtarinë e këtyre dy zyrtarëve që vinin nga rajoni i Skënderajt e punonin në Stacionin Rajonal të Policisë në Mitrovicë, ishin në dijeni edhe eprorët e lartë të Policisë, përfshirë drejtorin, shefin e operatives dhe shefin e hetimeve. Për këtë, media u ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, mbrëmë në një aksion të organizuar të Policisë u kap zyrtari i lartë Shemsedin Geci teksa bartte 10 kg drogë bashkë me një mjek nga Skënderaj, duke shkatërruar kështu rrjetin e organizuar të armëve dhe drogës që lidhte Shkodrën e Novi Pazarin, e që kalonin nëpër Kosovë falë këtyre njerëzve. (b.an)

 

Next Post
19-vjeçarja rezulton prej dy ditësh e zhdukur, i vëllai bën denoncim në polici

Arrestohet grabitësi i një bankë, u kap teksa tentoi arratisjen nga vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In