Policia ka kapur 200 kg marijuanë në doganën e Kapshticës, pas një kontrolli që shkonte në Greqi, sic raporton Top Channel. Në kamion janë zbuluar 50 pako me nga 4-4.5 kg secila.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, Edmond Selimi, 46 vjeç nga Tirana.
Dyshohet se destinacion i marijuanës ishte Greqia.
Hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.