• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi me Vllazninë/ Kryetarja e Këshillit Bashkiak akuzon kryebashkiaken: Ademi kërkon 820 milionë lekë!

by Java News
27/03/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadija, ka reaguar pas vendimit të fundit për mosmiratimin e kërkesës së klubit Vllaznia, si dhe deklaratës që bëri kryebashkiakja Voltana Ademi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Kadija ka sqaruar situatën, ndërsa nuk ka ngurruar të akuzojë direkt Ademin për atë që ka ndodhur me administrimin e klubit dhe borxhin që ka në Tatime prej kohësh.

REAGIMI I BRISELA KADIJA

“Projektvendimet që lidhen me çështje buxheti duhet t’u vihen në dispozicion këshilltarëve 10 ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Në lidhje me çështjen e Vllaznisë (u kërkuan 82,609,863 lekë), raporti konsiston në një referim prej 3 rreshtash, ndërkohë që fondi kap vlerën e dyfishit të buxhetit vjetor të sh.a. Vllaznia të miratuar vetëm 3 muaj më përpara në mbledhjen e buxhetit 2021.

Ky relacion nuk argumenton asgjë në lidhje me: 1. Domosdoshmërinë e pagesës imediate të këtij detyrimi dhe sa është detyrimi. 2. Si është bërë shpërndarja në zëra buxhetorë në lidhje me këtë program. Përse kryetarja e bashkisë, ndërkohë që është edhe administratore, edhe aksionere, që do të thotë i ka marrë të gjitha tagrat e një sh.a.-je, nuk e ka parashikuar këtë detyrim në mbledhjen e buxhetit? Nuk është parashtruar asnjëherë, asnjë informacion apo diskutim në lidhje me detyrimin në fjalë, por papritmas 3 muaj pas miratimit të buxhetit dhe dy ditë para mbledhjes së Këshillit, sjell një projektvendim ku kërkon 820 milionë lekë (të vjetër), duke mos bërë asnjë transparencë për keqmenaxhimin e Vllaznisë në vite.

Sa nga ky fond shkon për sigurime dhe sa shkon për detyrime të tjera tatimore dhe cilat janë ato? Në asnjë moment nuk është bërë transparencë, bazuar në dokumente mbi situatën faktike të KF Vllaznia sh.a., duke mos paraqitur qoftë edhe një relacion përmbledhës për këtë situatë? Referuar shkresës që kryetarja e bashkisë i ka drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, është kërkuar marrëveshje për pagesën me këste të detyrimit tatimor. Përse kryetarja e bashkisë nuk kërkon rishpërndarje të fondit deri në limitin e këstit, sipas marrëveshjes së kërkuar, por kërkon një vlerë e cila është dyfishi i buxhetit vjetor të Vllaznisë, aq më tepër pa asnjë argument, edhe për efekt transparence ndaj qytetarëve, por përdor ndjeshmërinë e çështjes për t’i manipuluar ato?

Përse kryetarja e bashkisë nuk jep llogari që këto detyrime janë të sigurimeve shoqërore, që do të thotë që punonjësit, lojtarët, stafi etj., nuk janë planifikuar rregullisht për t’u paguar si një detyrim ligjor i çdo punëdhënësi apo institucioni? Për cilën periudhë të sigurimeve shoqërore bëhet fjalë? Sa kohë ka stafi i Vllaznisë që nuk i paguhen sigurimet shoqërore që pason një të drejtë të tyre për të kërkuar pensionin në të ardhmen?

Borxhi ka qenë 70 milionë lekë (të rinj) në vitin 2018, pse nuk mori masa më parë, duke bërë një planifikim shlyerjeje borxhi vjetor, por e la të akumulohej? Marrëveshja mund të bëhej kurdo? Me të njëjtat fonde është menaxhuar KF Vllaznia sh.a. si në vendin e parafundit, ashtu edhe tani që është në krye të klasifikimit? Në momentin që ky relacion të vijë i plotë, me argumente dhe fakte justifikuese të domosdoshmërisë të shpenzimit të këtij fondi, Këshilli Bashkiak është i gatshëm të rimblidhet në çdo moment për të diskutuar çështjen në fjalë”, citohet ndër të tjera në reagimin e kryetares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadija.

Panorama Sport

Next Post
Trajneri i Anglisë i kujdesshëm me kombëtaren kuqezi: Luajnë mirë me topin, por duam fitore

Trajneri i Anglisë i kujdesshëm me kombëtaren kuqezi: Luajnë mirë me topin, por duam fitore

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Ke shume te drejte zonja Kadia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In