• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kaosi kosovar, nevojë reale për një qeveri teknicienësh

by Ben Andoni
23/02/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në dukje kaosi i Kosovës nuk ka as edhe një lidhje të vetme me situatën që po kalon Shqipëria, por në thelb Kosova dhe Shqipëria lidhen ngushtë me stabilitetin e tyre dhe atë të rajonit. Ashtu si Kosova edhe Shqipëria ka shenjat e para të një destabiliteti dhe kjo vjen nga varfëria ekonomike së pari dhe së dyti nga loja e pandershme e faktorit politik, ku Parlamenti ngadalë po rrëshqet në një mjedis, ku ligjet shpesh bëhen pa një asistencë të dy palëve.

Kosova përbri saj, po shkon gjithnjë e më larg. Falë mandatit të dështuar të një presidenteje kukull dhe pa asnjë prestigj, veç tagrit institucional, ajo nuk po mundet të gjejë një udhë qetësie në kalvarin e madh të problemeve kosovare. Më tej akoma, ironia e mëtonjësit të poltronit presidencial Hashim Thaçi ndaj protestuesve të Opozitës duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. Inati i të dy palëve në Kosovë nuk di të ndalet dhe tashti ka arritur e ka dalë krejt jashtë kontrolli. Gazi lotsjellës, prania e policëve në kuvend, mbledhja e firmave të presidentit, gjyqi kundër opozitarëve tregojnë se Kosova s’ka më busull. Dhe, për ironi duket se edhe gjuha e të huajve po i përshtatet krejt mjedisit. Ambasadori amerikan dhe ai britanik, dy vendeve kryesore sponsorizuese të pavarësisë, nuk ndalen në deklaratat e tyre, madje edhe duke gabuar taktin në qëndrimin si palë. Aqsa edhe pse paradoksalisht, ndaj atij amerikan u inincua dhe një peticion kundër.

Larg këtyre, ajo që të shkon ndërmend për kthimin në normalitet është se të dy palët duhet të ishin më të ndershme në qëndrimet e tyre: qeveria në paaftësinë për t’u përfaqësuar me transparencë, opozita për mjetet e dhunshme që po përdor. Është më se e vërtetë që për të ardhur në pushtet duhet respektuar mandati kushtetues, por në rastin e Kosovës është shkuar aq larg saqë vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një zgjidhje imediate. Por, kujdes këtu: që të ketë zgjedhje të tjera duhet një Ligj i ri Zgjedhor dhe në këtë përplasje që është në Kosovë, askush nuk e ka menduar si planin B, reformën në këtë Ligj jetik. Habitshëm, opozita do të futet në zgjedhje po me të njëjtin ligj.

Presidentja e Kosovës, paçka rezervave që kanë me sa duket të gjithë, do të duhej edhe njëherë të bënte një sforco të fundit për t’i ulur palët, duke shfrytëzuar dhe ndërkombëtarët në arritjen e një akordi për krijimin e një qeverie teknike, që do të përgatiste zgjedhjet, por edhe zgjedhjen e presidentit prej popullit. Teksa të gjithë palët, si shenjë të vullnetit të mirë, duhet të ulnin gjakrat me një ngrirje të vendimeve të Asosacionit dhe Demarkacionit, e në apel duhet të dalë nevoja e një kushtetute të re, sepse aktualja ka nevojë të riparohet. Por të gjithë këtë punë duhet ta bënin teknicienët dhe jo politikanët, që e kanë përcjellë në këtë nivel Kosovën si edhe kolegët e tyre, shtetin e saj Amë, Shqipërinë. Është e vetmja mënyrë e qetësisë dhe jo zgjidhja e sforcuar e Thaçit president, që me sa duket do të ndodhë me forcën e kartonit, e më dobësinë e logjikës.

Next Post

Babasi: Bëmë detyrën me protestën, në polici erdha vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In