• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaos total te Manchester United, izolohet Ronaldo, detyrohet ta hajë drekën i vetëm

by A R
15/08/2022 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më “mish i huaj” për Manchester United. Sipas tabloidëve anglezë, përçarja në dhomat e zhveshjes së “Djajve të Kuq” është e pandreqshme. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po izolohet gjithnjë e më shumë nga shokët e tij. Synimi i portugezit mbetet largimi me çdo kusht nga “Old Trafford”.

Sipas informacioneve të “Daily Mirror”, Cristiano Ronaldo është detyruar ta hajë drekën vetëm në klub dhe larg shokëve të skuadrës, i mërzitur nga përpjekjet për t’u larguar nga Manchester United.

Dy humbjet e para të rënda në kampionat kanë përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. 37-vjeçari nuk ka marrë oferta konkrete për t’u ulur në negociata largimi me drejtuesit e klubit anglez, por do të insistojë deri në fund të merkatos për të gjetur një zgjidhje.

Në fushë kundër Brentford, CR7 tregoi të gjithë zhgënjimin e tij, të dukshëm edhe gjatë stërvitjes. Atmosfera e tensionit po penalizon ekipin, aq sa i njëjti Ten Hag, që e përjashtonte largimin e yllit portugez, tani ka dhënë “ok” për lamtumirën e lojtarit.

Kjo, me qëllim për të rifituar qetësinë e humbur në skuadër. Sipas tabloidëve britanikë, trajneri holandez ka ndryshuar mendje për të ardhmen e kampionit luzitan dhe tani është gati të bëjë pa të. Kohezioni ekipor është i domosdoshëm për për Manchester United në vështirësi të mëdha, që vjen nga fillimi më i keq në Premier League në 101 vitet e fundit.

Sipas “The Athletic”, Manchester United po vlerëson zgjidhjen e kontratës, por do ta konsiderojë lamtumirën e tij vetëm nëse gjen një zëvendësues në sulm. Javët e fundit janë lakuar emrat e Arnautovic, Sesko, Morata, Vardy dhe madje edhe Mauro Icardi.

/a.r

Next Post
Të shumëkërkuar nga policia, vihen në pranga 3 persona në Vlorë, akuzat

I theu xhamin e makinës, i riu nxjerr thikën dhe e qëllon. Dy të tjerë kapen me grushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In