• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kaos në Londër, protesta kundër emigracionit/ 26 policë të plagosur, arrestohen 25 persona

by Os De
14/09/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 150 mijë persona morën pjesë në marshimin e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, në Londër të Britanisë së Madhe,

Siç shkruan SkyNews, Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood është zotuar se çdo person që rezulton të ketë marrë pjesë në aktivitet kriminal do të “përballet me të gjithë fuqinë e ligjit”, ndërsa policia njoftoi se të paktën 25 persona u arrestuan dhe 26 oficerë u plagosën, përfshirë katër që u lënduan seriozisht.

Protestuesit që morën pjesë në marshimin “Unite the Kingdom” u mblodhën në qendër të kryeqytetit. Ata dëgjuan një seri fjalimesh, përfshirë atë të Robinson, i cili e quajti ngjarjen “protesta më e madhe për lirinë e fjalës në historinë britanike”.

U zhvillua edhe një protestë kundër racizmit, me rreth 5 mijë pjesëmarrës, gjë që shkaktoi përplasje mes grupeve në Whitehall dhe Sheshin Trafalgar e po ashtu me policinë. Personat e arrestuar akuzohen për një gamë të gjerë veprash penale, përfshirë përleshje, sjellje të dhunshme, sulme dhe shkatërrim prone.

Thirrje kundër emigrantëve

Nëpër rrugët e Londrës, u panë flamuj anglezë, huliganë dhe shumë punëtorë të klasës punëtore që kanë humbur besimin te laburistët.

Pjesëmarrësit brohorisnin për Robinson dhe për influencuesin amerikan Charlie Kirk, që u vra së fundmi.

Disa mbanin bluza me mbishkrime kundër emigrantëve si “Stop deportimit”. Në pankarta kishin shkruar pyetje të tipit: Pse të bardhët përbuzen, edhe pse paguajnë më shumë taksa?! Sloganet e marshimit përfshinin gjithashtu: Flisni anglisht në call center!

Robinson ndezi turmën, e cila u ngjit kudo: mbi luanët e Sheshit Trafalgar, mbi ndërtesat qeveritare në Whitehall apo mbi stacionet e autobusëve në Westminster.

Ai deklaroi se gjykatat ende po favorizojnë emigrantët, ndryshe nga komuniteti i tyre.

Mesazhi ekstrem i Musk

Ngjarja u shoqërua me një ndërhyrje surprizë me video nga Elon Musk, i cili kohët e fundit ka mbështetur idetë e ekstremit të djathtë në Perëndim:

Duhet të largoni qeverinë e Starmer. Nuk mund të prisni 4 vjet të tjera për zgjedhjet, përndryshe dëmet do të jenë të pakthyeshme. Parlamenti duhet të shpërndahet! BBC është bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë! Ose rebeloheni, ose do të vdisni!

 

 

 

Next Post
Të paktën 32 viktima në Gaza, mes tyre 12 fëmijë

Të paktën 32 viktima në Gaza, mes tyre 12 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In