Kaos në Hungari, policia përdor gaz lotsjellës mbi emigrantët në kufirin me Serbinë
Policia hungareze ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të qindra emigrantëve të cilët kanë kaluar me forcë gardhin me tela me gjemba të vendosur nga autoritetet në kufirin me Serbinë, për të penguar vërshimin e tyre brenda territorit hungarez.
Qindra emigrantë kanë mundur të kalojnë gardhin e improvizuar dhe kanë vërshuar në pikën kyçe të kalimit nga kufiri serb, në qytetin hungarez të Roszke, ku janë përfshirë në një përleshje masive me policinë.
Pika e kalimit kufitare në qytetin Roszke është përdorur nga dhjetëra mijëra emigrantë për të hyrë zonën e Shengenit të Europës, zonë e cila i lejon njerëzit të udhëtojnë midis vendeve pa kufizime. Shumica e emigrantëve synojnë të arrijnë në Gjermani përmes Austrisë.
Redaksia Java News/ f.g













