• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KAOS në Gjykatat e vendit/ Avokatët bojkotojnë të gjitha seancat, vetëm në Tiranë 200 çështje pezull në një ditë

by
14/06/2022 10:21
A gavel rests on top of an open law book with a justice scale and a Greek column in the background.

A gavel rests on top of an open law book with a justice scale and a Greek column in the background.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo e martë gjen në kaos të gjitha gjykatat në mbarë vendin, me avokatët që kanë vendosur të bojkotojnë me 4 ditë të gjitha seancat, për shkak se janë kundër hartës së re gjyqësore, që është vendosur nga KLGJ, dhe që pritet të marrë miratimin final nga Ministria e Drejtësisë.

Harta e re gjyqësore, do të pasojë me mbylljen e 18 gjykatave në rang vendi, nga ato të shkallës së parë, te gjykatat administrative dhe ato të apelit. Për avokatët kjo sjell një kosto shtesë për shërbimin e tyre, por edhe për qytetarët, që tashmë nuk mund të marrin shërbim në zonën ku jetojnë.

Gazetari i Fax News Elvis Myrta, raporton se vetëm në gjykatat e shkallëve të ndryshme që janë në Tiranë, përfshirë dhe atë të Posaçme, numri i seancave që janë pezulluar për mungesën e avokatëve gjatë ditës së sotme, llogaritet të jetë rreth 200.

Në këto 4 ditë bojkot numri total pritet që të shkojë rreth 800, ndërkohë që Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pretendon se protestat do të vazhdojnë, në rast se nuk do të ketë një reflektim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Të vetmet seanca që pritet të mbahen në Gjykata janë ato për dhënien e masës së sigurisë, për shkak të mos cënimit të afateve, si dhe ato për dhënie vendimi, ku prania e avokatëve nuk është e detyrueshme.

Pavarësisht se dje kreu i dhomës së avokatisë së Tiranës, Saimir Vishaj doli kundër bojkotit, sot është vënë re se thirrja e Maks Haxhisë në cilësinë e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ka funksionuar.

Efekti i bojkotit është shtrirë në të gjitha gjykatat e vendit, nga Gjirokastra, në Fier, Kavajë, Korçë, apo në Shkodër. Në një prononcim për Fax News nga dyert e gjykatës së posaçme, avokati Ardi Leka u shpreh se harta e re gjyqësore nuk do të duhet që të ishte miratuar pa marrë më parë rekomandime dhe nga grupet e interesit.

Ardi Leka: Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur që për 4 ditë, në protestë të përgjithshme, të bojkotohet në mënyrë totale. Unë flas këtu edhe si përfaqësues i Dhomës së Avokatisë, kushdo që thyen bojkotin do të përballet edhe me masa. Është një vendimmarrje e gabuar nga ana e KLGJ-së, për më tepër që ne e kemi një eksperiencë të tillë të mëparshme, që na ka rezultuar negative. 

Do të duhej që ky vendim të ishte konsultuar me të gjithë grupet e interesit. Një njeri nga fshatrat e Korçës, do të duhet të vijë disa herë në Tiranë, për të ndjekur procesin në apel, duke i mohua të drejtën që të ketë një proces normal. Ne nuk do të bëjmë luftë, do të vazhdojmë protesta të tjera, dhe do të ndjekim rrugën ligjore, besoj që do të ketë një reflektim.

Bojkoti do të vazhdojë deri ditën e premte, ndërkohë që sipas avokatit Maks Haxhia, heqja e gjykatave dhe përqendrimi i tyre në pak qytete mund të shkaktojë rritjen e vetëgjyqësisë, nga ana e qytetarëve, që prej vitesh tashmë përballen edhe me zvarritjen e dosjeve të tyre.

Haxhia është shprehur se bojkoti është rruga e vetme që shqetësimet e dhomës së avokatisë të dëgjohen, ndërkohë që dje ministri Manja bëri thirrje që avokatët të mos i braktisin seancat. Deri tani ende nuk është gjetur një marrëveshje për të ulur tensionet dhe bashkërenduar qëndrimet mes palëve.

/e.d

Next Post
FOTO/ Princi William dhe Kate largohen nga Londra, zbulohet arsyeja! Ja ku po planifikojnë të zhvendosen çifti mbretëror

FOTO/ Princi William dhe Kate largohen nga Londra, zbulohet arsyeja! Ja ku po planifikojnë të zhvendosen çifti mbretëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

October 22, 2026
Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

October 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 23 Tetor 2026

October 22, 2026
Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

October 22, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Buxheti i universiteteve çon mijëra studentë në protestë në Vjenë

October 22, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In