• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kaos në Francë! Macron refuzon emërimin e kryeministrit nga koalicioni i majtë

by A R
27/08/2024 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca është “zhytur” në kaos politik pasi Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) refuzoi të emëronte kryeministrin nga radhët e koalicionit të majtë, pas fitores së këtij të fundit të shumicës së vendeve parlamentare në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në muajin korrik.

Pas dy ditësh bisedimesh me drejtuesit e partive për të thyer ngërçin dhe për ta lejuar atë të emërojë një kryeministër me mbështetje ndërpartiake, vendimi i Makron për të mos zgjedhur kandidatin e Frontit të Ri Popullor u prit me zemërim dhe kërcënime për shkarkim.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së hënës, Elysee i përshkroi diskutimet si “të drejta, të sinqerta dhe të dobishme”, por tha se ato nuk kishin arritur të rezultonin në një zgjidhje të zbatueshme.

“Një qeveri e formuar nga aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) – i përbërë nga Franca e Papërkulur (LFI), Partia Socialiste (PS), Të Gjelbrit (EELV) dhe Partia Komuniste (PCF) – do të çonte në një votë të menjëhershme jo besimi dhe një kolaps i qeverisë.  Një qeveri e tillë do të kishte menjëherë një shumicë prej më shumë se 350 deputetësh kundër saj, duke e penguar në mënyrë efektive atë të veprojë. Në bazë të opinioneve të shprehura nga liderët politikë të konsultuar, stabiliteti institucional i vendit tonë do të thotë që ky opsion nuk duhet ndjekur”, tha Makron duke shpjeguar vendimin e tij.

Presidenti njoftoi një raund tjetër konsultimesh me liderët e partive dhe politikanët veteranë që do të nisë këtë të martë.

“Në këtë kohë të paprecedentë në Republikën e Pestë, kur pritshmëritë e popullit francez janë të larta, kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë liderëve politikë të ngrihen në këmbë duke demonstruar një frymë përgjegjësie”, thuhet në deklaratë.

Presidenti shtoi: “Përgjegjësia ime është të siguroj që vendi as të bllokohet dhe as të dobësohet”.

Pas njoftimit, NFP tha se nuk do të merrte pjesë në bisedime të mëtejshme nëse nuk do të diskutonte për formimin e një qeverie. Aleanca ad hoc e majtë hodhi poshtë kërcënimin e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë (RN) në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative të korrikut. Koalicioni fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 577 vendesh dhe ka thënë se çdo kryeministër i ri duhet të vijë nga radhët e tij.

NFP ka propozuar si kandidate ekonomisten 37-vjeçare Lucie Castets , e cila është njëherësh dhe drejtoreshë e çështjeve financiare në Bashkinë e Parisit. Pas njoftimit të së hënës, Jean-Luc Mélenchon, presidenti i LFI-së, akuzoi Makron për krijimin e një “situate jashtëzakonisht serioze”.

/a.r

Next Post
Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe stuhi lokale. Temperaturat me rënie

Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe stuhi lokale. Temperaturat me rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In