Kanella është një erëz shumë e vjetër dhe e çmuar. Vlerat shëndetësore të saj janë befasuese.
Ajo përmban shumë oksidantë të fuqishëm siç është polifenoli. Hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për pacientët që ishin në fazat e para të diabetit treguan se erëza në fjalë e përdorur për dymbëdhjetë javë ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.
Gjithashtu, ky produkt është i efektshëm edhe kundër mikrobeve dhe baktereve. Ajo forcon sistemin imunitar, shëron ftohjet dhe gripin.
Kanella vepron edhe kundër problemeve kardiake, kundër hipertensionit, ka efekte pozitive në sistemin e frymëmarrjes dhe të tretjes. Kanella përmirëson kujtesën dhe përqendrimin, përgatiti Express. (b.an)