• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kanë zbuluar identitetin e dëshmitarëve”, Prokuroria: Të pezullohen takimet për ish-krerët e UÇK-së

by A R
23/11/2023 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.

Në komunikatën për media thuhet se ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë Qendrën e Paraburgimit.

Hetimet e Prokurorisë së Specializuar, sipas njoftimit, kanë zbuluar përpjekje të mëtejshme për të penguar procedurat nga të akuzuarit, pasi pretendohet se kanë biseduar me vizitorë duke i udhëzuar ata të bisedojnë me dëshmitarët potencialë, dhe t’iu tregojnë atyre çka të flasin.

Për këto arsye, Prokuroria ka kërkuar që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’i pezullohen të gjitha komunikimet, përfshirë vizitat familjare fizikisht apo përmes Zoom, telefonatat dhe komunikimet me shkrim. Kjo do të jetë në fuqi, sipas Prokurorisë, deri në vendimin e trupit gjykues.

Kjo zyrë ka urdhëruar që të ketë monitorim aktiv (nga një folës në gjuhën shqipe) të të gjitha komunikimeve jo të privilegjuara të tre të akuzuarve dhe ruajtjen e atyre të dhënave deri në përfundimin e gjykimit.

Ka kërkuar që vizitat e privilegjuara të kufizohen vetëm për ekipin e avokatëve.

Kërkesë tjetër është që tre të akuzuarit të ndahen nga të paraburgosurit e tjerë që janë në Qendrën e Paraburgimit aktualisht.

Kas reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e cila e ka konsideruar shkelje të të drejtave të Thaçit, Veselit e Selimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Aktakuza ndaj  tyre është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.

/a.r

Next Post
“Je i akuzuar për vrasje”, zbardhet sherri Berisha-Balla: Mercenarët që ke sjellë në SKAP kanë zhdukur provat

Aksioni në Kuvend për hallet e tij, Berisha: Dua ndihmën e shqiptarëve, ndërkombëtarët kanë dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm gjuhë faktesh”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

October 3, 2026
“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt! Ja lë Drejtësisë

October 3, 2026
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

October 3, 2026
“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

October 3, 2026
Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

October 3, 2026
“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

October 3, 2026
Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com