• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kanë bërë pritë…” Telefonata që ‘trazoi’ policinë dhe sulmi ndaj zv.drejtorit

by A R
23/09/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur Policia e Shtetit ishte në operacion për kapjen e personave në kërkim dhe bllokimin e mjeteve të blinduara, një telefonatë ka devijuar disi forcat policore, që më pas u përfshinë në incident.

“Koli jam. Më ndihmoni se më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën në brendësi të tunelit. Është një “Range Rover” dhe një “Audi” i zi. “Jam i frikësuar”, kjo është telefonata e shtetasit Sokol Ç., që vuri në lëvizje Policinë e Elbasanit.

Kjo telefonatë është bërë në orën 16:20 dhe menjëherë i është përcjellë sallës operative dhe zv/drejtorit të Policisë. Burime nga organi i akuzës thanë dje, se nisur nga rrethanat e ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vende në ndjekje të këtyre dy automjeteve dhe më pas incidenti ka ndodhur pranë Tregut Ushqimor.

Në kohën kur Policia kishte bllokuar automjetin tip “Range Rover”, makina tjetër, “Audi” që rezultoi i blinduar, ka ardhur me shpejtësi duke goditur mjetin e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Nga përplasja e fortë, makina e blinduar ka përfunduar brenda territorit e tregut. Sipas deklarimeve që kanë dhënë punonjësit e Policisë, kur “Audi” ka hyrë brenda tregut, dera e tij është mbyllur menjëherë.

“Unë, personalisht kam tentuar instinktivisht të nxjerr armën e shërbimit dhe e kam mbajtur në dorë, duke qenë se unë dhe kolegët jemi vënë para një sulmi të çastit, i cili na ka rrezikuar jetën.

Fatmirësisht, askush nga ne nuk u dëmtua. Një oficer i patrullës “Shqiponja” bërtiti, “Ndal, Policia”. Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv/ drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi./Panorama/a.m.

Next Post
CIA: Enver Hoxha aplikoi për vizë franceze në 1954… kishte frikë nga Mehmet Shehu?!

"Do vrasim Mehmetin dhe udhëheqësit e tjerë", traktet antikomuniste në vitin 1946

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In