• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kanë ardhur ata të SPAK-ut, puna duhet bërë xixë”/ Zbardhen përgjime të tjera nga dosja që prangosi Fatos Tushen dhe 10 zyrtarët e bashkisë

by Java News
08/07/2021 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jane zbardhur të tjera përgjime të dosjes së plotë hetimore që çoi në arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, Flamur Peqinit, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, dhe 9 zyrtarë të tjerë lokalë.

Në bisedën e datës 18 janar të këtij viti Flamur Peqini i thotë biznesmenit Ibrahim Lami se ikin ditët dhe nuk gjejnë dot numra protokolli, dhe supervizori nuk është lidhur me inxhinierin.

Ibrahimi i thotë që do të lidhet direkt. Flamuri vijon me bisedat e tij dhe në ditët në vijim ku tregon shqetësim për këtë punë, duke shprehur se nuk ka përfunduar kanali dhe se puna duhet bere xixe duke patur parasysh se kanë ardhur ata të SPAK-ut.

Pjesë nga Dosja

Nga numri i protokollit të vendosur në Kontratën e lidhur më datë 19.11.2020 për mbikëqyrjen e punimeve të tenderit, midis AK dhe inxhinieres Natasha Myrtaj, që rezulton të jetë 395 prot., dyshohet se procesverbali për fillimin e punimeve është përpiluar dhe nënshkruar më para në rend protokollar/shkresor. Kjo, pasi nga bisedat e zhvilluara në muajin Janar 2021 rezulton se i gjithë procesi i supervizimit në lidhje me këtë tender është bërë në muajin janar 2021.

Flamur Peqini: Ikin ditët dhe nuk gjejmë dot numra protokolli. Supervizori nuk është lidhur me inxhinierin

Ibrahim Lami: Do lidhem direkt

Flamur Peqini: Nuk ka përfunduar kanali. Puna duhet bërë xixë, se kanë ardhë ata të SPAK-ut

Më datë 20.01.2021, Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim ka sekuestruar dokumentacionin e tenderit për rehabilitimin e kanalit ujitës. Madje Flamuri i kërkon që të flasë në lidhje me këtë pjesë dhe Ibrahimi i thotë që do ketë fol Fatosi me B… për këtë gjë dhe Flamuri i thitë sërish që t’ia kujtojë këtë gjë. Në një nga bisedat midis Flamurit dhe Ibrahimit rezulton se Ibrahimi i dërgon numrin e Indritit si supervizor dhe është pikërisht ky i fundit që është angazhuar për përgatitjen e supervizimit. Po ashtu, më datë 18.01.2021, ora 14:50 Ibrahimi bisedon me Flamurin:

Ibrahim Lami: O Mule a foli gjë me Bardhin ai, se e mora dhe tha po e marr menjëherë?

Flamur Peqini: Foli, foli se isha me Bardhin në makinë. Po i thuaj që ta bëjë dosjen të gjithën të plotë që ta mbyllim të gjithën…

Në bisedën e datës 20.01.2021, ora 13:09 Flamuri i thotë: “Hë Braçe, se po të bezdis prapë unë ty… po thuaj asaj supervizores të vijë këtej se po na ikën data dhe nuk kemi ku ruajmë numrin e protokollit, se do mbyll dosja ore… se ka folë ky inxhinieri dhe i thotë jo do vijë sot, jo nesër dhe kemi ngel kështu. Merre dhe thuaji të vijë”./m.j

 

Next Post
Misteret e krimit/ Kë takoi piloti Babis pas vrasjes së Caroline? Çdo ditë që kalon, shton dyshimet tek financat, do kontrollojnë transaksionet bankare

Misteret e krimit/ Kë takoi piloti Babis pas vrasjes së Caroline? Çdo ditë që kalon, shton dyshimet tek financat, do kontrollojnë transaksionet bankare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

October 31, 2026
Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

October 31, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

October 31, 2026
Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In