Fitoren e Fredi Belerit, Pati Vardhami e shikon si një humbje për shqiptarët. E ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, zonja Vardhami e cila ishte kandidate për euro deputete në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, tha se shqiptarët e Greqisë në këto zgjedhje, janë më të pa përfaqësuar se kurrë.
“Loja që ka luajtur partia e Mitsotaqisit me kandidaturën Beleri ishte shumë e suksesshme. Ishte një truk politik, shoqëror dhe mediatik që e ka shfrytëzuar në maksimumin për kandidaturën Beleri. Një lëvizje e suksesshme që duhet nga rezultati.
Sot komuniteti shqiptar në Greqi, është më pak i përfaqësuar se kurrë në Parlamentin Evropian. Ne shqiptarët në Greqi që jemi rreth gjysmë milioni, sërish nuk kemi zë përfaqësues në PE. Kjo garë duhet të kishte në qendër të drejtat e komunitetit shqiptar këtu. Shqiptarët nuk janë të barabartë këtu. Ligjet ndaj nesh janë diskriminuese.
Micotaqis shfrytëzoi votuesit nacionalistët grekë, për fitoren e Belerit. Fatkeqësisht fenomeni i nacionalizmit në Ballkan është shumë i fortë. Shohim shumë shpesh pushtetarë që ta përdorin si vegël nacionalizmin. Nuk na lejon të krijojmë marrëdhënie të mira mes popujve dhe vendeve.
Rasti i Belerit është i tillë./m.j