• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kandidati kryesor për Sekretar Shteti në SHBA/ Lidhjet e Rudy Giulianit me Serbinë

by Java News
17/11/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudy Giuliani, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, i cili është kandidati kryesor i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për t’u bërë sekretar i shtetit, ka pasur lidhje të kaluara me udhëheqës të huaj dhe grupe nga Serbia deri te Rusia e Irani.

Giuliani ka kritikuar ish-sekretaren e shtetit, Hilllary Clinton, për lidhjet e saj me qeveri dhe korporata të huaja kur ka garuar për Shtëpinë e Bardhë. Kritikët tani thonë se marrëdhëniet e tij të hershme mund ta përballin me të njëjtat akuza.

Në një rast, Giuliani ka udhëtuar në Beograd në vitin 2012 dhe ka takuar Aleksandar Vuçicin, kryeministrin aktual të Serbisë, i cili në atë kohë ka qenë udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila ka qenë aleate e udhëheqësit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.

Lajmi për udhëtimin e Giulianit ka bërë që Clinton, në një email që ka rrjedhur në publik, të shkruajë se “kjo është skandaloze”. Lajmi po ashtu ka nxitur ambasadën amerikane në Beograd të lëshojë një deklaratë, duke thënë se SHBA-ja nuk merr anë në zgjedhjet e Serbisë.

Vetë Giuliani i sheh udhëtimet dhe kontaktet e tij të gjera si arsye kryesore përse është kualifikuar për punën e kryediplomatit.

“Kam qenë në 80 vende, në 150 udhëtime të ndryshme”, ka thënë Giuliani në një intervistë për Fox News më 15 nëntor. “Shumë prej tyre kanë qenë për arsye të ndryshme: fjalime, konsultime për siguri, kam ndihmuar në uljen e krimit”, ka shtuar ai.

Në një tjetër rast, Giuliani është paguar nga grupi i disidentëve iranianë Mujahedin-e Khalq, i cili ka qenë i lidhur me vrasjen e së paku gjashtë amerikanëve në vitet 1970, për t’i kërkuar Departamentit të Shtetit që ta heqë grupin nga lista e zezë për terrorizëm.

Grupi është hequr nga lista e zezë në vitin 2012, sepse, siç kanë thënë zyrtarët, ai nuk ka kryer ndonjë akt terrorizmi në së paku një dekadë.

“Lidhjet e mia me ta janë shumë të hapura”, ka thënë Giuliani në një intervistë për gazetën The New York Times.

Lidhjet e Giulianit me Rusinë mund të shqyrtohen po ashtu në seancat dëgjimore të Senatit, nëse Trump vendos ta emërojë atë për postin e lartë të sekretarit të shtetit.

Lidhjet e tij me TriGlobal Strategic Ventures, një firmë këshilluese që ndihmon klientët të avancojnë inetersat e tyre biznesorë në tregjet në zhvillim të ish-Bashkimit Sovjetik, datojnë nga viti 2004, kur Giuliani ka vizituar Moskën për të takuar biznesmenë dhe politikanë rusë, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Sipas profilit të Giulianit në ueb-faqen e TriGlobal, presidenti i firmës këshilluese, Vitaly Pruss, “ka punuar nga afër” me Partnerët Giuliani – një firmë këshilluese që Giuliani e ka formuar në vitin 2002, pasi ka lënë postin e kryebashkiakut – për të zhvilluar një strategji për monopolin rus të naftësjellësit Transneft dhe kompani të tjera.

Transneft, nën pronësi të shtetit, ka qenë në mesin e kompanive ruse të naftës që është goditur me sanksione nga Perëndimi, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë e Ukrainës në vitin 2014.(REL)/a.k

Next Post
A rrezikohemi sërish nga “piramidat”? Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Prokuroria të hetojë bursat online

Investimet online, AMF: Kujdes nga këto kompani të paliçensuara, mund t'i humbisni të gjitha paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In