• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i Berishës në Kamëz, protestë para KQZ: Më vodhën masivisht! Të sekuestrohen kutitë

by A R
18/05/2023 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kamzën Arjan Hoxha ka dalë sot me mbështetësit e tij në protestë para KQZ-së.

Në deklaratë  për mediat, Hoxha u shpreh me bindje se votat në Kamëz më 14 Maj janë zgjedhur në mënyrë masive. E për këtë ai tha se nuk do heqë dorë derisa të bëhet verifikimi i fletave të votimit dhe të kryhet ekspertiza e plotë e procesit zgjedhor.

“Së pari dua t’ju falënderoj për praninë tuaj që media të dëgjojë zërin e revoltës së qytetarëve, të cilët me 14 Maj kanë qenë pjesë e një masakre zgjedhore e parafabrikuar me anë të makinerive ku nuk janë lexuar të dhënat e qytetarëve. Sot po të shkosh në Kamëz është një gjendje dramatike, e padurueshme në aspektin social. Ne po ngremë zërin sepse kjo nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë. Nuk ka ndodhur që në të gjitha qendrat e votimit kandidati të dalë humbës, është fiks formula me përqindje të paracaktuara, po t’i lexoni votat dhe t’i pjesëtoni me 33% janë rezultatet tona.

Si ka mundësi, ça ndodhi në Kamëz?! Kjo vetëm formulë e paracaktuar, të gjithë qytetarët që me datë 14 e ndjejnë vetën të tradhtuar dhe sot nuk ndihen të përfaqësuar, do shterrojmë çdo rrugë institucionale, nuk i heq asnjë pikë e presje intimidimit nga administrata që kanë futur duart në taksat e Kamzës për 4 vite, përpara gjatë ditës së zgjedhjeve ka pasur presione në çdo formë të mundshme.”

I pyetur se a zotëron fakte për këto pretendime, Hoxha tha se do i dorëzojë KQZ-së filmime dhe biseda.

“Kemi pamje filmike, shkëmbime në komunikim mes individëve të pavarur nga ana jonë, të cilët thonë votova 3-in dhe më doli 1-shi. Kishte 20 patronazhista brenda një qendre votimi, ishin fleta të kontrolluara, shumë vota janë klikuar nga operatorët. 50% janë votuar me shoqërim, që e kanë bërë ata jashtë. Edhe unë si kandidat nuk jam lejuar të afrohem në asnjë qendër votimi. Sipas perceptimeve të Kodit Zgjedhor votuesi e zgjedh vetë kë të votojë, jo patronazhisti. Administrimi i pajisjeve ka qenë në dorën e patronazhistëve, ka pamje që do i dorëzoj që sot në KQZ që të hapen. Unë mbaj  përgjegjësi publike dhe politike për këto që them.”

Ai tha se kutitë e votimit duhen hapur dhe të bëhet një transparencë e plotë, pasi sipas tij votimi elektronik ishte e vetmja mënyrë për të manipuluar vullnetin e lirë të qytetarëve të Kamzës.

“Do kërkoj ballafaqim, absolutisht! Të regjistrit elektronik me fletët fizikE, ekspertim nga ekspertë të huaj, listat në qendrat e votimit. Të paktën në Kamëz, PD do kishte vota më tepër. T’i vendosë fletët e votimit në mënyrë tradicionale dhe në rast se qytetarët i japin votën, unë i shtrëngoj dorën. Ky nuk është votim, por makineri kriminale. Kamza është e vjedhur sot në mënyrë masive. Shkoni në Kamëz, i keni a thua se ka ndodhur një fatkeqësi natyrore, por ka ardhur nga dora kriminale e Edi Ramës. Nuk e di se si e kanë bërë, kjo ishte rezultat i paracaktuar. Kryeministri i rrahte shpatullat për votimin elektronik, kjo ishte mënyra e vetme për ta marrë. Makineri e krimit zgjedhor, u bëj thirrje të vendosen në sekuestro, është skenë krimi aty në KZAZ, në gjendjen që janë.”

Kujtojmë se kandidati i mazhorancës Rakip Suli doli fitues në rezultatet zgjedhore me 60.5% të votave. Rezultati u shpall nga numërimi në 111 Qendra Votimi.

/a.r

Next Post
Opozita dhe mazhoranca bashkojnë votat, Kuvendi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës së Bunës

Opozita dhe mazhoranca bashkojnë votat, Kuvendi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës së Bunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com