• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

53 mln Lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë. Në detyrim paraqitje 3 të tjerë

by A R
19/05/2024 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me policinë e kryeqytetit, ka finalizuar me sukses operacionin “Mashtrimi” duke ekzekutuar disa masa sigurie të vendosura nga gjykata. Më konkretisht bëhet fjalë për arrestimin e një personi dhe detyrimin për t’u paraqitur të tre të tjerëve.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses operacionin e koduar ‘Mashtrimi’, duke bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhoma penale, e cila caktoi masa sigurimi ndaj 4 shtetasve: Shtetasi S.M. ‘arrest në burg’; dhe Shtetasit Z.R. E.S. dhe P.K. ‘Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore’”, njoftoi prokuroria.

Sipas organit të akuzës rezulton se janë krijuar 3 subjekte tregtare për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë. Në këtë mënyrë ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 53 milionë lekësh.

“Këto shoqëri objekt hetimi, kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe personat (tregtarë) që fshihen pas këtij aktiviteti përfitojnë të ardhura duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000.000 lekësh. Nga hetimet, rezultoi se këto subjekte kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, të cilat janë përdorur për rishitje nga subjekti kundrejt pagesës (ose pa dijeninë e tyre)”, njoftoi policia.

Rezulton se personi i arrestuar, shtetasi S.M., ka përdorur të dhënat e tre personave të tjerë, me të cilat ka regjistruar këto subjekte dhe ka kryer çdo veprim në emër të tyre.

“Këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprës penale ‘Krijimi i skemës së mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar’, ‘Fshehje të ardhurash’ dhe ‘Moskallëzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 144/a, 180, 300 të Kodit Penal”, njoftoi prokuroria.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona, subjekte të tjera, studio kontabiliteti, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilët vazhdojnë hetimet për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale.

/a.r

Next Post
Veliaj takon kryetarin e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze: Pres më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë


Veliaj takon kryetarin e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze: Pres më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

July 26, 2026
Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

July 26, 2026
“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

July 26, 2026
Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

July 26, 2026
E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

July 26, 2026
“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In