• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatët për kreun e LSI takim me strukturat në Tiranë, Meta: Aleati ynë qytetari

by A R
26/10/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre kandidatët për kryetar të LSI-së morën pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, ku prezantuan platformat e tyre në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se në çdo vendim dhe në çdo veprim duhet të udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë vetëm një ideologji: interesin e publikut të gjerë dhe duhet të ketë vetëm një aleat për këtë çështje që është transparenca me qytetarin. Në çdo vendim dhe në çdo veprim ne udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme dhe e ardhmja e Shqipërisë, rinia e saj do të qëndrojë këtu. Kjo është detyra jonë dhe unë do t’i shërbej kësaj me përkushtim maksimal gjatë katër viteve të ardhshme”, – tha Ilir Meta.

Ndërsa, kandidati tjetër Shezai Rrokaj theksoi se LSI-ja ka qenë forca politike që për stabilitetin e vendit ka pranuar aleanca edhe kundër natyrës së forcës sonë politike. Rrokaj u shpreh se LSI-ja është një parti që i qëndron interesave të qytetarit dhe nuk bën kompromis me askënd kundër interesave të qytetarëve.

“Kemi qenë forca politike që për stabilitetin e vendit, kemi pranuar aleanca edhe kundër natyrës së forcës sonë politike, sepse kemi vlerësuar se në radhë të parë përtej interesave tona politike janë interesat e qytetarëve dhe të vendit. Por, këto aleanca duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të bëhen mbi baza programore, të përputhshmërisë së programeve politike, të cilat do të bëhen pastaj pjesë të mandatit qeverisës. Këto aleanca do të bëhen pastaj mbi bazën e luajalitetit, të besueshmërisë, sepse nëse mungojnë këto në partneritetin qeverisës atëherë ka një problem shumë të madh në mënyrën sesi ne menaxhojmë pushtetin në raport me qytetarët. Fitorja kërkon hapje ndaj bazës, hapje ndaj qytetarit. Kemi shumë për të bërë sepse ne si forcë politike kemi guxuar ta themi të vërtetën edhe kur kjo e vërtetë nuk u pëlqen disave. Por, më mirë të mos u pëlqejë disave sesa kjo e vërtetë të mbetet rrugëve dhe të anashkalojë qytetarin. E kemi bërë këtë zgjedhje dhe këtë zgjedhje duhet ta shpiem deri në fund. LSI është një parti që i qëndron interesave të qytetarit dhe nuk bën kompromis me askënd kundër interesave të qytetarëve”, – shtoi Shezai Rrokaj.

Në fjalën e tij para strukturave, kandidati për Kryetar të LSI-së, Përparim Spahiu tha se të gjithë duhet të vihemi në shërbim të zgjidhjeve të mëdha, që vendi kërkon nga ne, duke marrë përgjegjësi udhëheqëse në mbarë Shqipërinë.

“Ne themi që ky vend mund të bëhet dhe prandaj jemi në politikë, nisur nga ky besim dhe  nga kjo bindje, ndryshe do të ishte e kotë dhe hipokrizi të kërkonim votat e shqiptarëve. Dhe për këtë, ne duhet të vihemi në shërbim të zgjidhjeve të mëdha, që vendi kërkon nga ne, jo duke u ankuar dhe as duke ngritur duart lart, por duke marrë përgjegjësi udhëheqëse në mbarë Shqipërinë. Ka ardhur koha që Lëvizja Socialiste për Integrim, që është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një rol udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare”, – deklaroi Spahiu./a.m.

Next Post
Gjithçka për Izraelin, rehabilitimi i Sadikut në shtëpinë e Juventusit

Gjithçka për Izraelin, rehabilitimi i Sadikut në shtëpinë e Juventusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: 15 milionë euro për barnat onkologjike, krijojmë sistem mbrojtjeje nga përmbytjet dhe zjarret

July 2, 2026
Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

July 2, 2026
Skandali/ Paloka i Berishës kalon limitet, bën sulmin seksist ndaj ministres Spiropali

Ikën Paloka, zgjidhet drejtuesja e re e Këshillit Kombëtar të PD

July 2, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Duhet shmangur dhuna verbale dhe fizike! Nuk fitohet me pushtimin e “Pallatit të Dimrit”

July 2, 2026
Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

July 2, 2026
Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende! Do mbështesim kandidat të pavarur

Zgjidhen anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ja emrat e 20 më të votuarve

July 2, 2026
Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In