• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatët për kreun e AMA-s paraqesin platformat para Komisionit të Medias

by Java News
23/06/2021 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot seancën dëgjimore me kandidatët për kryetar të Autoritetit të Medieve Audiovizive, ku janë në garë drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi, Alketa Dibra, Ermela Guxholli dhe Elvis Gjergji.

Në prezantimin e platformave të tyre para anëtarëve të Komisionit, kandidatët u ndalën në pikat kryesore ku do bazojnë punën, objektivat dhe synimet.

Juristja Alketa Dibra theksoi se do e përqendrojë punën jo vetëm në vazhdimin e suksesshëm të punës së bërë, por prioritet do të kenë disa pika kryesore, mbrojtja e të miturve, mbrojtja e të drejtave të njeriu, plotësimi i kuadrit ligjor, reflektimi i legjislacionit të BE dhe futjen e tyre në legjislacionin e brendshëm”.

“Reklamat shtetërore nuk përfshihen në legjislacionin aktual, edhe pse kemi një legjislacion të ri, nuk ka të përfshirë që reklamat shtetërore duhet të prokurohen, duhet të kishte mënyra të realizimit të reklamat shtetërore. Rëndësi ka gjuha e shenjave, pasi vetëm TVSH bën me gjuhën e shenjave, ndërsa TV e tjera kombëtare jo. Të rrisim transparencën në çdo procedurë vendimmarrje si dhënia e licencave apo heqjen e transmetimit”, tha Dibra.

Gazetarja dhe drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi u ndal në vizionin e saj duke theksuar se janë 5 shtyllat ku ajo do të përqendrohet, mbrojtja e të miturve, mbrojtja e të drejtave të autorit, si një nga pikat ku çalon vendi ynë, mbrojtja e gazetarëve dhe e punonjësve të tjerëve të medias, përditësimi i vazhdueshëm i rregulloreve dhe rregullave në fuqi, dhe së pesti zgjerimi i fushës së vetë institucionit.

Krasniqi theksoi se “ndërsa respektimi i të drejtave të autorit dhe mbrojtja e të miturit dhe personave të tjerë vulnerabël ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së AMA, ka një tjetër aspekt që për mua është shumë i rëndësishëm personalisht, por që për fat të keq jo gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes së këtij Autoriteti”.

“Po flas këtu për raportet e pasigurta të punës, pasigurinë ekonomike, punësimin në të zezë, presionet politike, shantazhet dhe trajtimin e padenjë me të cilin përballen shumë prej profesionistëve, duke nisur nga gazetarët dhe deri tek punonjësit mbështetës më të thjeshtë në shumë media audiovizive. Eshtë e vërtetë që Shqipëria ka një Inspektoriat Pune. Ka një Union të Gazetarëve. Janë bërë disa tryeza. Ka sindikata dhe mekanizma të tjerë ligjorë që merren me këto çështje”, parashtroi Krasniqi.

Por, theksoi ajo,  Autoriteti i Medieve Audiovizive i ka të gjitha mjetet teknike, ligjore dhe kapacitetet njerëzore që të shndërrohet në një institucion jo vetem shtesë, por thelbësor në mbështetje të gazetarëve dhe të gjithë njerëzve të tjerë të medias.

“Qëllimi im është të ndërtojmë një mekanizëm të drejtpërdrejtë ndërveprimi, në gjendje për të monitoruar situatën e punësimit dhe ankesat e të punësuarve në kohë reale.

“AMA është në letër një autoritet partner me 27 agjencitë simotra të Bashkimit Europian, por nëse ndjek tabelën e aktiviteteve të Autoritetit, shkëmbimet dypalëshe janë ende të limituara. Në një botë që ndryshon me një shpejtësi të pakrahasueshme me më parë, një institucion si AMA, detyrë primare e të cilit është edhe hartimi i rekomandimeve dhe propozimeve ligjore, nuk e ka luksin që të mbetet pas zhvillimeve të tjera në vendet perëndimore”, theksoi Krasniqi.

Kandidati tjetër, Elvis Gjergji theksoi në paraqitjen e tij, se AMA ka kontribut pozitiv, por ka mjaft sfida të tjera për të adresuar në këtë situatë dhe përmirësimi i licencës së AMA-s.

“Garantimi i konkurrencës së ndershme, eksperienca ime mendoj se do sjellë një frymë të re në këtë institucion, transparenca mbi pronësinë e mediave, bashkëpunim me shoqërinë civile dhe ato akademike”, tha Elvis Gjergji.

Kandidatja Ermela Guxholli vuri në dukje se tregu audioviziv është nën ndikim që ka shkaktuar COVID.

“Eksperienca ime e gjatë dhe vizioni im do të ketë për qëllim që të rrisë cilësinë e programeve, zhvillimin e teknologjisë. Besoj në potencialin tim në përfshirjen në këtë drejtor. Synoj nxitjen e diversitetin dhe një media pluraliste , sigurimin e shumëllojshmërisë audiovizive. Do angazhohem me publikun, transmetuesit dhe palët e tjera të  interesit”, tha Ermela Guxholli.

Sipas procedurës, nga katër kandidatë në garë, vetëm dy prej tyre do i kalojnë Kuvendit për votim.

Next Post
Pedagogët dhe mësuesit marrin dozën e dytë të vaksinës anti-COVID/ Manastirliu: E rëndësishme të bëhen sipas kalendarit

Ritmi i vaksinimeve i lartë, Manastirliu në Air Albania: Hapim fashën për punonjësit e institucioneve në kontakt direkt me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
“Operacionet do vijojnë deri në eliminimin e Hamasit”/ Izraeli godet Gazën me sulme ajrore

“Operacionet do vijojnë deri në eliminimin e Hamasit”/ Izraeli godet Gazën me sulme ajrore

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In