• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kandidatët ngelin në vetting, shtyhet ngritja e institucioneve të reja në drejtësi

by Java News
03/08/2018 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, institucionet e reja të parashikuara nga reforma në Drejtësi, Këshilli i emërimeve në Drejtësi, Këshilli I Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk do të mund të ngrihen, në përfundim të përmbylljes së fazës së parë të procesit të rivlerësimit. 

Rrëzimi i një numri të madh kandidatësh gjatë procesit e bën të pamundur mbledhjen e tyre me numrin e plotë të anëtarëve. 

Procesi do të duhet të rihapet për kandidatët nga gjykatat e Apelit dhe Prokuroritë e Apelit si për Këshillin Gjyqësor ashtu dhe për atë të Prokurorisë, duke bërë që në rastin më të mirë vendet të mund të plotësohen në fund të vitit.

Nga Armand Mero

Ndonëse kanë mbetur për t’iu nënshtruar rivlerësimit vetëm 6 nga 57 emrat e listës së parë, është mëse e qartë se konstituimi i institucioneve të reja të drejtësisë do të duhet të shtyhet me së paku disa muaj.

Ndërsa nga 12 anëtarët e Këshillit të emërimeve, përfshi dhe zëvendësuesit, vetëm 3 mundën të konfirmoheshin në detyrë, për KLGJ dhe KLP problem mbeten mosplotësimi i kandidaturave nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit.

Sipas ligjit, 6 anëtarët që vijnë nga radhët e gjyqësorit për Këshillin e Lartë gjyqësor përzgjidhen, 3 nga gjyqtarët e shkallës së parë, ku së paku njëri duhet të jetë i një gjykate jashtë Tiranës, 2 të tjerë nga Gjykatat e Apelit, ku njëri sërish duhet të jetë nga një gjykatë jashtë Tiranës dhe anëtari i 6 nga Gjykata e Lartë.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, janë 6 gjykatës së shkallës së parë që janë konfirmuar:

Manjola Xhaxho – Gjykata e Tiranës

Marçela Shehu – Gjykata e Kurbinit

Alma Brati – Gjykata e Tiranës

Astrit Faqolli – Gjykata e Tiranës

Dritan Hallunaj – Gjykata për Krimet e Rënda

Brunilda Kadi – Gjykata e Tiranës

Nga këta Marçela Shehu, nga gjykata e Kurbinit bën që të plotësohen kriteret, dhe ajo automatikisht siguron vend në KLGJ e ardhshme, ndërsa 5 të tjerët, do t’i nënshtrohen votimit për dy vendet e tjera.

Sa i përket dy vendeve me gjyqtarë të Apelit, janë konfirmuar dy kandidatë:

Ilir Toska – Gjykata Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda

Por që të dy vijnë nga Tirana. I vetmi që kishte konkurruar nga rrethet ishte Besim Trezhnjeva i Apelit të Durrësit i cili u rrëzua. Për këtë arsye Gjykata e lartë ka hapur thirrjen për gjyqtarët e Gjykatave të Apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për t’u zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ

Për vendin e përfaqësuesit nga Gjykata e Lartë nuk do të duhet të ketë votim, pasi i vetmi i rikonfirmuar është anëtari i saj Medi Bici. Kandidati tjetër, për në KLGJ Artan Zeneli u rrëzua.

E njëjta situatë është dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Për tre vendet nga prokuroritë e Shkallës së parë janë kualifikuar 5 prokurorë, ndërsa tre të tjerë janë ende në pritje.

Dritan Prençi – Prokuroria Kukës

Vat Staka -Prokuroria Shkodër

Antoneta Sevdari – Prokuroria Tiranë

Gentian Osmani – Prokurori e Krimeve të Rënda

Besnik Muci – Prokuroria e Krimeve të Rënda

Nga këta Dritan Prençi, është i vetmi nga jashtë Tiranës e pritet të kalojë automatikisht. Të tjerët do t’i nënshtrohen votimit për dy poste

Problematike situata për dy anëtarët që do të duhet të përfaqësojnë Prokuroritë e Apelit. Deri më tani nuk ka asnjë të konfirmuar. Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan. Kandidati tjetër, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës ju nënshtrua sot seancës dëgjimore.

Edhe nëse ai do të konfirmohet sërish mbetet një vend i paplotësuar. Ndërsa për kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme, për 1 post në KLP, janë dy prokurorë që kanë kaluar testin, Anila Leka dhe Kostaq Beluri. Pritet ndërkohë dhe rezultati për Ramadan Trocin.

Pamundësia për të ngritur KLGJ-ën do të shtyjë në kohë zgjidhjen e ngërcit në Gjykatën e Lartë. Ndërsa mungesa e KLP-ës do të zvarrisë më tej ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit dhe Prokurorisë antikorrupsion.

Nisja e një procesi të ri për kandidatët e tjerë që do të hyjnë në garë për të plotësuar anëtarët e të dy institucioneve kërkon të paktën tre muaj vetëm për rivlerësimin, pa llogaritur procedurat e tjera.

Pa zgjidhje dhe situata në Gjykatën Kushtetuese, duke qenë se dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka të konfirmuar vetëm 3 nga 9 anëtarët

Nga lista me 57 emrat e parë, 21 janë rrëzuar deri më tani, ndërsa për 5 të tjerë procesi u ndërpre për shkak të dorëheqjes së tyre. Janë 26 të konfirmuar dhe 7 të tjerë për të cilët ende nuk është dhënë vendimi.(VOA)

a.ç

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

A do ketë Kosova probleme demarkacioni me Shqipërinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
“Të dua”, supertifozja kroate zgjedh futbollistin e preferuar në Botëror

“Të dua”, supertifozja kroate zgjedh futbollistin e preferuar në Botëror

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In